Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy mjekët dhe infermieren e Spitalit të Traumës në Tiranë të cilët u arrestuan për korrupsion. Pala mbrojtëse kërkoi një masë më të lehtë pasi sipas tyre organi i akuzës nuk ka prova që i shpall fajtorë 3 personat.
Pavarësisht kësaj kërkese, togat e zeza lanë në burg mjekët Ervin Sulaj dhe Skerdi Memini si dhe infermieren Diellë Maçaj. Ata akuzohen se i kanë marrë para babait të Elmelind Dylit për të dhënë shërbimin mjekësor.
Dyli mbeti i plagosur në ngjarjen në Velipojë ku nga përplasja e dy familjeve për ndarjen e hapësirës së rërës në bregdet u vranë 4 persona dhe u lënduan 2 të tjerë.
/a.r