Zvicër/ Dëbohet i riu shqiptar që shkaktoi aksident me paramendim

qZvicer

Gjykata Penale e Bazelit ka marrë vendimin që një kosovar 29-vjeçar të dëbohet nga vend pasi ai kishte shkaktuar një vetaksident të rëndë në Liestal në shtator të vitit 2018 duke vënë në rrezik jetën e pasagjeres së tij.

Prokuroria Publike nuk kishte kërkuar dëbimin e kosovarit të akuzuar. Ajo e ngarkonte atë për rrezikim jete me rastin e aksidentit të rëndë që ai kishte shkaktuar në shtator të vitit 2018. Kjo është një “vepër katalogu”, me të cilën kërkohet dëbimi në vendin e prejardhjes, i personave me shtetësi të huaj.

Por prokuroria, në rastin konkret ka pasur konsideratë për të akuzuarin, duke e përshkruar si “rast të rëndë”. Sipërmarrësi i ri, tregtar makinash, jeton në Zvicër që kur ishte tre vjeç dhe është i integruar mirë, thotë prokuroria.

Ndërkaq, Gjykata Penale e Bazelit kur ka marrë vendimin të hënën, e ka parë ndryshe këtë rrethanë dhe ka urdhëruar dëbimin pesëvjeçar të kosovarit nga vendi. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com