Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama, i cili pas 8 vitesh deputet i Vlorës, vendosi që në Kuvendin e ri të mbajë mandatin që i dha qarku Durrës.
Pakoka ka publikuar dhe disa foto që qarkullojnë në rrjetet sociale ku shikohet se si mbeturinat kanë “pushtuar” rrugët e qytetit, ndërsa sezoni turistik duket se ka nisur si mos më keq.
“Meqënëse udhëheqësi zgjodhi të jetë deputet në Durrës, më mirë se mes plehrave nuk mund të ishte…”, shkruan Paloka, duke tentuar te beje ironi, ndonëse Rama ka marre një mandat te trete qeverisës duke e lëne PD po plot 12 vite ne opozite. /m.j