Nga Ardit Rada
Albana Vokshi, që ka djegur mandatin për mendt e Lulit dhe Monikës, e sheh ende veten si kryetare e komisioni kuvendor për Median dhe Edukimin. Pas dy vitesh e gjysmë jashtë parlamentit, ajo po përdoret nga selia blu herë për të sulmuar projektet e shkollave, herë rindërtimin, herë shëndetësinë dhe së fundmi edhe procesin e zgjedhjes së kreut të AMA-s. Si një prodhim i KOP-it që Berisha krijoi në 2005 si alternativë, Vokshi nuk ka ushqyer asnjë simpati keto 16 vite në politikë. Së pari, sepse nga i gjithë ai Komitet i Orientimit të Politikave, ajo dhe Basha janë të vetmet mbetje. E kjo mbijetesë shtojnë dyshimet për lidhje të drejtëpërdrejta me Sali Berishën. Së dyti, kurrë në 8 vite qeverisje ajo nuk mbajti një post zyrtar, por u përdor për ta turrur kundër çdo individi të kampit tjetër politik, me apo pa pushtet qoftë. E pra, Albana që e ka braktisur parlamentin që në 2017 për të bredhur rrugëve në kauzat ‘kap ça t’kapësh’ të PD-së, sot i është kundërvënë kandidaturës që kaloi fazën e parë për kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi.
Është e drejta e Albanës që politkisht dhe personalisht të mos e pelqëje Armelën në krye të AMA-s. Sigurisht, ajo do dëshironte që AMA-n ta drejtontë e motra, Vjollca Vokshi, që shqiptarët e ‘simpatizonin’ po kaq shumë sa Albanën vetë. Por ç’e do! Kur s’i përgjigjesh ftesave për tryezën e tërmetit, tryezën e pandemisë, bashkëpunimin paszgjedhor e të tjera, e fundit që do pyetej PD-ja do të ishte AMA. Albana e harron që Armela vjen tek AMA pas drejtimit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Ky institucion në kohën e Saliut të Albanës dhe Vjollcës drejtohej nga Edi Paloka.
Se kush janë të gjithë personazhet e përmendur në fjalinë e mëparshmë, shqiptarët e dinë mirë dhe e bëjnë lehtë dallimin për cilësinë e udhëheqjes që nga ATSH, tek qeveria. Armela është e vetmja që në krye të ATSH vajti e përcolli konferenca e takime ndërkombëtare, duke e bërë agjencinë një urë lidhëse e shkëmbimi informacioni.
Një uebfaqe që i referohen të gjithë sot, e që kurrë s’u akuzua qoftë edhe nga Albana për keqpërdorim njëpartiak në 8 vite. Ndryshe nga Albana që mban mbiemër të Kosovës dhe që s’ka shpjeguar ndonjëherë ndonjë lidhje me Kosovën, Armela është nusja e djalit të Sulejman Krasniqit. Dhe ndoshta Albanën s’e kanë informuar që ky i fundit ka qenë burri i tezes së Lulzim Bashës. Madje, kreu i PD e përdori në ditën e tij më të errët emrin e Sulejman Krasniqit, si idhull e mentor të tij. Më saktë, kur iu faneps ai sikleti i kasetës së Krushës.
“Një rol të rëndësishëm për mua për Kosovën kanë luajtur librat e letërsisë sonë patriotike të shkrimtarit Sulejman Krasniqi, burri i tezes sime” – pat thënë Basha pak muaj më parë teksa shfaqej atdhetar e luftëtar. Ndërsa për familjen e Albanës dimë vetëm që ia kanë thirrur bashkëshortin në Prokurori dhe që e motra bënte zëdhënësen e Berishës nga studio e RTSH. Sa i përket profesionalizmit gazetaresk të “gjyqtares” Vokshi, atë e kemi njohur kur Albana i hapi derën Ekrem Spahisë në pushtimin e RTSH në 1998…
Ndoshta i ekzagjeruar deri diku ky sqarim, por mirë është që lexuesi t’dijë, kryesisht sepse PD mban flamurin për luftën e klasave edhe sot e kësaj dite dhe s’lë vrimë pa rrëmuar. Tani merreni me mend vetë, ku Albana, e ku Armela…