Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, i ka bërë thirrje kreut të PD-së, Lulzim Bashës që t’i hapi rrugën reformimit të partisë.
Pasi DASH shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha ‘non grata’, Kulluri i drejtohet kreut të PD-së, Lulzim Bashës, duke i thënë se tashmë nuk ka ku fshihet më dhe se duhet ta kuptojë që i ka mbaruar koha.
Kulluri përmend disa nga “dështimet e Bashës”, ndërsa shprehet se ai nuk është e ardhmja e PD dhe as e Shqipërisë.
“Për Rrugën e Kombit nuk jam akuzuar unë. Nuk jam njeri çadrash por sheshesh. Vendimi i bojkotit te zgjedhjeve lokale nuk ka qene i imi, pasi rreziku i dështimit ka qene i madh”!
Tani ti Lulzim, nuk ke si fshihesh me pas Berishës! Duhet marrësh përgjegjësinë tënde para demokratëve për 4 pale humbje që lanë Shqipërinë pa rotacion politik, demokratet rrugëve dhe Shqiptarët me valixhe në dorë!
Shty zgjedhjet për Kryetar të PD dhe hapi rrugën reformimit te saj.
Boll më me gënjeshtra, manipulime e marrjeje peng të opozitës!
Nëse ke zgjuarsi duhet te kuptosh vetë se koha jote ka mbaruar!
Shqipëria dhe PD kanë të ardhme. Ajo nuk je ti!”, shprehet ai.
g.kosovari