Alfred Peza, në një postim në rrjetin e tij social në Facebook ka ironizuar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Peza shkruan me ironi “kalo njëherë andej nga Gjiri i Lalzit, se ndoshta ka mbetur ndonjë bahçe për të punuar, se helbete “ëndrra vazhdon”.
Kujtojme se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përveç dënimit me 2 vite burg, ka vendosur që Llallës t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike.
Postimi:
“Ta ndërprenë në mes sot projektin për tu bërë fermer i zoti, se ti sekuestruan tokat, po mos u mërzit.
Kalo njëherë andej nga Gjiri i Lalzit, se ndoshta ka mbetur ndonjë bahçe për të punuar, se helbete “ëndrra vazhdon…”!”- shkruan Peza në Facebook./ b.h