• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vaksina me një dozë e kompanisë kineze “CanSino” fillon të përdoret zyrtarisht

by A R
20/05/2021 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vaksina me një dozë kundër COVID-19 e kompanisë kineze “CanSino” do të shtojë ofertën e vaksinave në Kinë dhe do të ndihmojë në përshpejtimin e objektivit të vendit për vaksinimin e 80 për qind të popullsisë së saj para fundit të vitit.

Vaksina, e miratuar nga Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore e Kinës në shkurt të këtij viti, u zhvillua nga një ekip kërkimor i Akademisë së Shkencave Ushtarake dhe “CanSino Biologics “, një kompani biofarmaceutike kineze e teknologjisë së lartë.

Shangai tashmë ka filluar ta përdorë këtë vaksinë me një dozë të vetme që prej 13 majit.

Prodhuesit kinezë të vaksinave të COVID-19 “Sinovac”, “Sinopharm” dhe “CanSino” kanë paraqitur aplikime për t’u bashkuar me COVAX, një iniciativë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) për të siguruar që çdo vend të ketë qasje të barabartë në vaksinat. OBSh-ja njoftoi miratimin e vaksinës “Sinopharm” për Listën e Përdorimit Emergjent në 8 maj, duke e bërë atë vaksinën e gjashtë që ka marrë vlerësimin e OBSh-së për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë.

Kompania kineze “CanSino” ka propozuar furnizimin e “dhjetëra miliona doza” të vaksinës së saj për COVAX-in. Oferta për COVAX-in është çmimi më i ulët që “CanSino” përdor në tregje. Çmimi për vendet e pasura është rreth tre herë më i lartë.

Deri tani, jashtë Kinës, vaksina e “CanSino” është aprovuar në Pakistan, Hungari dhe Meksikë. Bazuar në rezultatet e provave klinike dhe rezultateve të përdorimit emergjente dhe pas përdorimit të përgjithshëm, të gjitha vaksinat që kanë marrë miratim të kushtëzuar të tregut kanë treguar një nivel të mirë sigurie. Të dhënat vërtetojnë se koha e mbrojtjes së vaksinës “Cansino” mund të arrijë të paktën 6 muaj. Më parë, vëzhgimet mbi qëndrueshmërinë e vaksinës së ebolës duke përdorur të njëjtën teknologji treguan se ajo ende ka mbrojtje të mjaftueshme pas dy vitesh nga përdorimi.

/a.r

Next Post
Berisha hesht për disfatën në zgjedhje, merret me NATO-n: Ka nisur stërvitja, pjesëmarrja e SHBA…

Berisha, i prerë: Nuk e lëshoj mandatin! PD duhet të më mbrojë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com