Policia spanjolle sekuestroi një prej sasive më të mëdhaja të drogës, kapur ndonjëherë në këtë vend.
Plot 1.4 tonë kokainë u gjetën në borin e një anijeje në brigjet spanjolle.
Ajo që e bën më interesant këtë grup trafiku, ishte mënyra e fshehjes së drogës. Sasia e kokainës ishte mamufluar në mënyrë që të gnjante si qymyr.
Në pamje të parë anija të jepte përshtypje normale, si mjet që transportonte qymyr.
Kontejnerët në anije ishin të ngarkuar me thasë qymyri mbi paleta druri, por pas testeve është zbuluar se 40 paletat ishin me kokainë, e cila ishte kompresuar
dhe dukej si dru. Kokaina llogaritet të ketë një vlerë prej 331 milionë euro.
Sipas autoriteteve, anija u bllokua në brigjet e Valencias, dhe vinte nga Kolumbia.
Gjatë aksionit u arrestuan 11 persona nga policia.
Vlera e drogës sipas autoriteteve, nëse dilte në treg, do të kapte shifrën e 331 milionë eurove.
v