• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“The Telegraph” jehonë suksesit kuq e zi, reportazh për kualifikimin e Shqipërisë

by A R
12/12/2015 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një udhëzues, gjithçka që ju duhet të dini mbi profilin e ekipit kombëtar shqiptar të futbollit. Si mbërriti Shqipëria deri në finalet e Kampionatit Europian të Francës.

Trajneri

Xhani De Biazi është një ish­mesfushor punëtor italian, i kualifikuar, sukseset e të cilit, më të dukshmet, erdhën në Torino. 59 vjeçari nga Sarmede i ngriti dhe i promovoi “granadat” deri në Seria A, në vitin 2006, i mbajti deri në sezonin e ardhshëm, kur kujton shkarkimin, ndërkohë që i shpëtoi ato përsëri, në vitin 2008, kur u kthye në rolin e “zjarrfikësit” për pesë ndeshje. De Biazi u emërua trajner i Shqipërisë në vitin 2011, teksa tërhoqi një fitore mbresëlënëse, larg, ndaj Norvegjisë, në kualifikueset e Kupës së Botës 2014. Ai niste, kësisoji, në krye të Shqipërisë, turneun e parë ndërkombëtar, ndërkohë që tashmë është finalist i “Euro 2016”, gjë për të cilën ka marrë nderimet më të larta civile të vendit. Ai mori shtetësinë shqiptare në vitin 2015, si për të simbolizuar lidhjen me skuadrën, në të cilën ka rekrutuar lojtarë nga Kosova, si dhe Diaspora shqiptare në Zvicër, Gjermani dhe shtetet e ish­Jugosllavisë.

Si u kualifikua

Shqipëria e mbylli fushatën kualifikuese në vendin e dytë, si ndjekëse e Portugalisë, në Grupin I. “Shqiponjat” përfunduan para Danimarkës dhe Serbisë, dy kombëtare që kuotoheshin pozitivisht për të shkuar në “Euro 2016”. Shqipëria mundi liderin e grupit, Portugalinë, në Lisbonë, siguroi dy barazime me danezët, në shtëpi dhe në transfertë, iu dha një fitore 3­0 në tavolinë për ndeshjen e ndërprerë në Beograd, vendim i marrë nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport në Lozanë.

Ky vendim final erdhi për përleshjen në mes lojtarëve dhe hyrjes së tifozëve serbë në fushë, direkt pasi një flamur shqiptar, varur mbi një dron, që pretendonte pronësinë e Kosovës dhe territoreve të tjera të të ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe”. Lufta shkaktoi një atmosferë tashmë vrastare brenda stadiumit, me pushtim të fushës së lojës nga tifozët dhe mjaft trazira të tjera. UEFA ia dha fitoren Serbisë në tavolinë për këtë ndeshje të braktisur, por KAS­i i Lozanës e rrëzoi atë vendim. Shqipëria e vulosi kualifikimin automatik 12 muaj më vonë, me një fitore 3­0 në Armeni.

Arritja historike

Shqipëria do të jetë një nga skuadrat debutuese në finalet e Europianit 2016. Lojtari kyç është Lorik Cana, kapiteni, i cili kujtohet me dashuri edhe nga tifozët e Sunderland­it për gjashtë muajt e parë të sezonit të tij në “Wearside”, kur luajti si mesfushor i kësaj skuadre, teksa zgjoi tifozët dhe spikati në fitoren e vitit 2009 ndaj Liverpulit dhe humbjen 1­ 0, në shtëpi, ndaj Arsenalit. Aktualisht Cana luan si qendërmbrojtës për FC Nantes dhe kombëtaren e Shqipërisë. Pas katër vitesh me Lacion, ku ai vazhdoi të bëjë përshtypje me lojën e tij, 32­vjeçari u rikthye në Francë, aty ku e nisi karrierën profesionale me PSG­-në.

Ylli në rritje

Rey Manaj është një sulmues i Interit në Seria A. Ai do të jetë 19 vjeç para turneut dhe ka provokuar krahasime me një Zllatan Ibrahimoviç të ri. Sulmuesi në fjalë është i shpejtë, i mirë me të dy këmbët, konkurrues në ajër dhe ka një gjuajtje të stuhishme, por gjaknxehtësia që e karakterizon ka sjellë konflikte me gjyqtarë dhe trajnerë./Telesport

Next Post

Ekstradohet nga Italia i dënuari për trafik droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In