• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Djathtas 1912” në kërkim të aleatëve, Agalliu rendit kushtet: Nëse doni të jeni në një listë me ne…

by S T
12/10/2024 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arbi Agalliu është një nga nismëtarët e partisë më të re në Shqipëri, Djathtas 1912. Ai ishte i ftuar në Ditarin e fundjavës nga Erion Dushi në A2 CNN, nga ku veçoi tri elementë që, sipas tij, e distancojnë nga Partia Demokratike dhe jo vetëm.

“Ne na ndajnë në jetën politike sot 3 elementë. Së pari, mbështetje pa kushte e sistemit të drejtësisë. Të mbështesim sistemin e drejtësisë pa kushte. Të luftojmë mesa mundet këtë regjim të korruptuar, që e japin të gjithë treguesit zyrtarë dhe nga ana tjetër, partneriteti me aleatët tanë strategjikë, SHBA, BE dhe Britania e Madhe.

Sot nisi rrugëtimi dhe aty ishte një pjesë e grupit nismëtar, të cilët bënë prezantimin e partisë, treguan elementë ku do të bazohemi dhe fatmirësisht. Unë besoj se ne kemi mbajtur një qëndrim koherent që nga 9 shtatori 2021 e deri më sot. Kemi besuar fort se e shkuara korruptive e këtij vendi nuk do të jetë e ardhmja dhe sistemi i drejtësisë duhet të mbështetet”, tha Agalliu.

Edhe pse ka vetëm pak orë që prej prezantimit për publikun, Djathtas kërkon menjëherë aleatë. Agalliu u shpreh se janë të gatshëm të bëhen pjesë e një liste të vetme në zgjedhje me ato parti që përmbushin dy kushte.

“Të gjithë ata që sot janë kundër këtij regjimi dhe janë në mbështetje të plotë të sistemit të drejtësisë, patjetër që do të duhet të gjejmë një emërues të përbashkët për të qenë në një listë të vetme kundrejt kësaj oligarkie politike apo edhe ekonomike”, u shpreh Agalliu.

Next Post
Vrasja e Egli Progës/ “Tentuan të fshehin të vërtetën!”, Prokuroria e Korçës del në konkluzion: U ndërhy në kamerat e brendshme të lokalit! Dëshmitarët…

Vrasja e Egli Progës/ "Tentuan të fshehin të vërtetën!", Prokuroria e Korçës del në konkluzion: U ndërhy në kamerat e brendshme të lokalit! Dëshmitarët...

Comments 1

  1. skurt 2014 says:
    2 years ago

    Sigurisht,po te jeni korrekt me ato qe thoni,populli do ju mbeshtese,duke votuar te ardhnen,per nji Shqipri te lire e Demokratike.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga YouTube te TikTok, miratohet ligji që ndryshon rregullat për të drejtën e autorit! Ministri Gonxhja shpjegon ndryshimet dhe rregullat

Nga YouTube te TikTok, miratohet ligji që ndryshon rregullat për të drejtën e autorit! Ministri Gonxhja shpjegon ndryshimet dhe rregullat

October 22, 2026
Vendimi i Strasburgut për Rumaninë, i pret hovin gjyqtarëve shqiptarë që i rritën vetë pagat e tyre!

Vendimi i Strasburgut për Rumaninë, i pret hovin gjyqtarëve shqiptarë që i rritën vetë pagat e tyre!

October 22, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

October 22, 2026
Rama dhe Vuçiç i shkruajnë Brukselit: Na integroni tani në tregun e përbashkët dhe në Shengen!

“Ka bërë një gabim”- Vuçiç mesazh Ramës: Edi, je treguar i butë me protestuesit! Ai është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë!

October 22, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Rregullorja e një korridori nuk mund të “pastrojë” gjykatën nga avokatët

October 22, 2026
Protestuesit refuzojnë për herë të tretë dialogun, Rama ironizon: “Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri…”

Protestuesit refuzojnë për herë të tretë dialogun, Rama ironizon: “Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri…”

October 22, 2026
Ministrja socialiste: Protesta e studentëve po përdoret politikisht, qeveria mbetet e hapur për dialog

Ministrja socialiste: Protesta e studentëve po përdoret politikisht, qeveria mbetet e hapur për dialog

October 22, 2026
Kremlini: Abu Dhabi mund të presë raundin e ri të bisedimeve Rusi-SHBA-Ukrainë

Kremlini: Abu Dhabi mund të presë raundin e ri të bisedimeve Rusi-SHBA-Ukrainë

October 22, 2026
Rusia akuzon SHBA-në për pengesa në pjesëmarrjen e saj në bisedimet e G20-ës

Rusia akuzon SHBA-në për pengesa në pjesëmarrjen e saj në bisedimet e G20-ës

October 22, 2026
Analizё e mendimeve tё protestuesve bazuar nё deklaratat e tyre

Analizё e mendimeve tё protestuesve bazuar nё deklaratat e tyre

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In