• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rregullorja e një korridori nuk mund të “pastrojë” gjykatën nga avokatët

by Ylli Manjani
22/10/2026 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Sot është njoftuar se GJKKO ka vendosur të vijojë gjykimin ndaj Ilir Metës dhe të pandehurve të tjerë pa praninë e avokatëve mbrojtës.

Të kuptohemi pak këtu. Nëse Ilir Meta, Monika Kryemadhi apo cilido tjetër në atë proces nuk dëshiron të ketë avokat, kjo është zgjedhja e tyre, për aq sa ligji lejon vetëmbrojtjen. Unë u uroj veç sukses në gjyq!

E drejta për të pasur avokat është e të pandehurit, jo e avokatit. Është ai që vendos nëse dëshiron të mbrohet vetë apo të kërkojë ndihmën e një mbrojtësi, me përjashtim të rasteve kur ligji e bën mbrojtjen të detyrueshme.

Por nëse Ilir Meta, Monika Kryemadhi apo të pandehurit e tjerë kërkojnë shprehimisht të mbrohen nga avokatët e tyre dhe gjykata vendos të vijojë gjykimin pa mbrojtje ligjore, atëherë kemi një problem që shkon shumë përtej çdo debati për një rregullore administrative.

Kemi një problem themelor kushtetues! Nga neni 6 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, te nenet 31 dhe 42 të Kushtetutës, e deri te dispozitat më të hollësishme të Kodit të Procedurës Penale, asnjë normë nuk i jep gjykatës një pushtet të pakufizuar për t’i hequr të pandehurit mbrojtjen që ai kërkon.

Një vendim i tillë, nëse nuk mbështetet në kushtet dhe garancitë e parashikuara nga ligji, do të ishte i papajtueshëm me standardet e gjykimit demokratik.

Do të ishte një standard që të kujton drejtësinë e shtetit të Enver Hoxhës, ku vullneti i pushtetit që gjykonte kishte përparësi ndaj të drejtave të atij që gjykohej. Madje, as gjykatat e Gardës Revolucionare të Iranit nuk e shpallin si rregull të përgjithshëm panevojshmërinë e avokatit. Edhe atje, ku të drejtat e mbrojtjes kufizohen rëndë, ekzistenca formale e avokatit nuk është zhdukur nga procesi. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se atje garantohet një gjykim i drejtë.

Por absurdi ynë është se po diskutojmë kufizimin e një të drejte themelore në një shtet që pretendon të gjykojë sipas standardeve europiane.

Dhe për çfarë?!

Për shkak të një rregulloreje administrative!

Për shkak të një konflikti ndërmjet avokatëve dhe drejtuesit administrativ të një korridori të vetëm të sistemit tonë gjyqësor!

Një rregullore që pretendon të përcaktojë mënyrën se si avokatët hyjnë, qëndrojnë dhe ushtrojnë profesionin në ambientet e gjykatës, është kthyer në shkakun e një përplasjeje që tashmë kërcënon vetë garancitë e procesit penal.

Padyshim që rregullorja e një gjykate mund të organizojë administrimin e saj, por nuk mund të zëvendësojë Kodin e Procedurës Penale. Nuk mund të diktojë rregullat e gjykimit. Nuk mund të kufizojë në mënyrë arbitrare ushtrimin e mbrojtjes dhe aq më pak të vendoset mbi Kushtetutën.

Asnjë tërheqje nuk mund të bëjmë ne avokatët ndaj një absurdi të tillë administrativ. Sepse, nëse pranojmë sot që një drejtues gjykate të përcaktojë sipas dëshirës kushtet në të cilat avokati ushtron profesionin, nesër mund të vendosë edhe që avokati të qëndrojë në sallë me një këmbë!

Nuk është se do të çuditesha sikur ta kishin menduar edhe këtë! Sjellja e drejtuesitntë korridorit e tregon këtë gjë, teksa kërkon të imponojë rregullat që janë vënë për garancitë e proçesit të rregullt për të bërë fakt një rregullore administradive të qejfit të Tij.

Nuk është çështja se në sa këmbë e do drejtori avokatin në gjyq, por te kufiri i pushtetit administrativ përballë një të drejte kushtetuese.

Sigurisht, gjykata ka detyrimin të zhvillojë proceset dhe të mos lejojë bllokimin e tyre pa afat. Por këtë detyrim duhet ta përmbushë me mjetet që i jep ligji, duke garantuar mbrojtjen efektive, jo duke e trajtuar mungesën e avokatit si heqje dorë të klientit nga e drejta e tij.

Ne avokatët mund të mos pajtohemi me atë drejtorin e korridorit. Mund ta kundërshtojmë rregulloren e tij, mund të protestojmë ndaj saj dhe mund të kërkojmë shfuqizimin e saj.

Por kjo është një marrëdhënie ndërmjet avokatisë dhe administrimit të gjykatës.

I pandehuri nuk është palë në këtë konflikt! Ai nuk e ka hartuar rregulloren. Nuk ka vendosur kufizimet. Nuk ka shkaktuar përplasjen institucionale. Dhe, mbi të gjitha, nuk ka pse të paguajë me të drejtën e tij të mbrojtjes çmimin e këtij konflikti.

Një gjykatë nuk mund të përdorë një mosmarrëveshje administrative për të justifikuar cenimin e një garancie kushtetuese.

Në fund të fundit, një gjykatë është e lirë të vendosë sipas ligjit mbi fajësinë apo pafajësinë e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe kujtdo tjetër. Por nuk është e lirë të shpikë një standard të ri të procesit penal, sipas të cilit i pandehuri që kërkon avokat mund të gjykohet pa mbrojtje efektive, thjesht sepse drejtori i gjykatës është në konflikt me avokatin e tij.

E drejta për mbrojtje nuk është pronë e gjykatës. Është e drejtë e të pandehurit.

Dhe një rregullore administrative, sado autoritare të jetë fryma me të cilën është shkruar, nuk mund të ketë më shumë fuqi se Kushtetuta dhe Konventa Europiane.

Gjykata mund të bëjë gjyq pa avokat kur e pranon vetë hallexhiu dhe kjo lejohet nga ligji në respekt të garancive të nevojshme. Por ajo nuk mund ta kthejë konfliktin me avokatët në një vendim për t’u hequr të gjykuarve të drejtën e mbrojtjes.

Drejtësia pa garancitë e mbrojtjes nuk është drejtësi. Është thjesht ushtrim pushteti në emër të saj.

Next Post
Rama dhe Vuçiç i shkruajnë Brukselit: Na integroni tani në tregun e përbashkët dhe në Shengen!

“Ka bërë një gabim”- Vuçiç mesazh Ramës: Edi, je treguar i butë me protestuesit! Ai është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

October 23, 2026
Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

October 23, 2026
Marrëveshja Trump-Putin, niset dërgesa e parë ruse e naftës drejt SHBA-së

Marrëveshja Trump-Putin, niset dërgesa e parë ruse e naftës drejt SHBA-së

October 23, 2026
Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

10 ditë protesta në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

October 23, 2026
Shpërthim në një minierë qymyri në Turqi, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

Shpërthim në një minierë qymyri në Turqi, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

October 23, 2026
Parashikime të zymta nga ekspertët: Kriza energjitike pritet të vazhdojë deri në vitin 2027

Parashikime të zymta nga ekspertët: Kriza energjitike pritet të vazhdojë deri në vitin 2027

October 23, 2026
Terror në Francë | Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

Terror në Francë | Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

October 23, 2026
FOTOLAJM / Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

FOTOLAJM / Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

October 23, 2026
Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In