Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Aleks Margjoni, 34 vjeç, banues në Zejmen – Lezhë pasi në Barbullojë, për motive të dobëta ka qëlluar me armë gjahu në drejtimin e lokalit të shtetasit P.D. , banues në Shënkoll – Lezhë duke thyer xhamat e lokalit, pa rrezikuar jetën e pronarit të lokalit. Më pas është larguar me automjetin e tij ku është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip benz në gjendje të dehur.
Në cilësinë e proves materiale iu sekuestrua arma e gjahut. Materialet i referohen Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Lezhë per veprat penale” Mbajtje pa leje te armës së gjahut ” “Kanosja ” ” Prishje te rendit dhe qetësisë publike ” ” Drejtim automjeti në gjendje të dehur”.