Hannibal Gadaf, djali i ish liderit të Libisë Moamer Al Gadaf është rrëmbyer në Bejrut, konfirmojnë shërbimet e sigurisë. Hannibal Gadafi që ka vepruar në Liban është rrëmbyer nga grupe të armatosura, është nga shërbimet e sigurisë për AFP-në.
Sipas informative të para rrëmbyesit i takojnë lëvizjes libaneze “Amal”. Kanali televiziv libanez El Jadida raporton se ka marrë një kopje të audio regjistrimit me anë të së cilit djali i diktatorit lutet që rrëmbyesve t’u ipen të dhëna për liderin politik dhe shpirtëror shiit Musa al Sadri i cili ka humbur pa gjurmë në Libi në vitin 1978.