Pas 2 vjetësh punime ka përfunduar investimi i qeverisë për modernizimin e Spitalit të Traumës, ish – Spitali Ushtarak në kryeqytet.
Kryeministri Edi Rama i shoqeruar nga ministrja e tij e shendetesise inspektuan ambjentet e rikostruktuara të cilat janë pajisur me aparatura të reja mjekësore në të gjitha pavionet e këtij spitali.
“Para katër vitesh ishte një spital lufte, se nuk ishte vënë më dorë. Sot është një gjë krejt tjetër dhe fakti që është i gatshëm për t’u akredituar e për t’u certifikuar me certifikatat e Bashkimit Europian, duke filluar nga gjithë instrumentet mjekësore, procesi i sterilizimit, plus dhe gjithë zonat e reja të pritjes, të trajtimit, të rehabilitimit, është realisht një ëndërr që bëhet realitet”.
Kryeministri u shpreh investim sit e spitalit të traumës do të kryhen në të gjitha spitalet e tjera rajonale.
Sigurisht që ka ende shumë për të bërë, por ambicia është që të njëjtën cilësi ta çojmë në të gjithë spitalet rajonale të Shqipërisë. Ajo që është themelore është se investimet janë bërë e po bëhen me shumë vëmendje, për të mos harxhuar për gjëra të panevojshme, por për të filluar me më të nevojshmet, për t’i shkallëzuar deri tek plotësimi i të gjithë ciklit.”
Sipas ministres Manastirliu, tek ky s[pital asnjëherë nuk është investuar pork y investim ka ndryshuar të gjitha shërbimet
Spitali i Traumës, që prej ndërtimit të tij asnjëherë nuk është investuar. Janë dy investime radikale që janë kryer për ndryshimin e të gjithë shërbimeve, nga Urgjenca, Reanimacioni, shërbimet pritëse dhe pastaj është realizuar gjithë pajisja e plotë me aparaturat biomjekësoe dhe pajisjet spitalore.
Spitali i Traumës ka tashmë një shërbim të rikostruktur fizioterapie dhe laboratorët e imazheria kanë pajisje të reja dhe moderne. Aparaturat e këtij spitali përpara ndërhyrjes datonin në 1970.