Barcelona pritet të jetë aktive gjatë merkatës të kësaj vere. Ernesto Valverde, trajneri i ri i Barcelonës, ka nisur t’i bëjë planet për sezonin e ri 2017/2018.
Sipas Calciomercato.com, ekipi katalunas gjatë kësaj vere pritet te sjelle në Camp Nou dy yje nga Premierliga, përcjell Express.
Fjala është për Riyadh Marhezin (Leicester City) dhe Philippe Coutinho (Liverpoo). Por, këta nuk pritet të jenë përforcimet e vetme të Barcelonës.
Gjiganti nga La Liga është edhe në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, derisa listës i prinë anëtari i Arsenalit, Hector Bellerín.Po ashtu, nga skuadra e Barcelonës pritet të ketë edhe largime, përgatiti ”Express”. (b.an)