Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka marrë një lajm të mirë dhe një të keq para ndeshjes me Celta Vigon, e cila luhet nesër nga ora 20:45.
Sipas të përditshme sportive madrilene, AS, në stërvitje e fundit të Real Madridit janë parë duke stërvitur Marcelo dhe Carvajal, të cilët ishin të lënduar.
Kurse, Luka Modriç ka bërë stërvitje të dieferencuara dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Celta Vigos, përcjell Express.
Ndërsa, së bashku me Modriçin ka stërvitur edhe Gareth Bale, i cili është jashtë fushe gati prej tre muajsh, citohet “Express”. (b.an)