• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Harito në Kosovë, bashkëpunim rajonal për Administratën Publike

by Java News
04/02/2017 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur nga Kosova turi rajonal i ministres për Inovacionin dhe Administratës Publike, Milena Harito në kuadër të kryesimit të ReSPA, Shkolla Rajonale e Administratës Publike. Reforma e Administratës Publike është pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të integrimit europian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

ReSPA, një instrument në dispozicion të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, mbështetet financiarisht nga Bashkimi Europian dhe ka në fokus të veprimtarisë së vet reformat strategjike në Administratën Publike.

Si drejtuese e radhës së bordit të RESPA ministrja Harito zhvilloi takime ne Kosovë me zv.Kryeministrin Hajredin Kuçi, me ministrin e Administratës Publike Mahir Yagcilar, zv.ministren e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj Gashi dhe organizata të shoqërisë civile nga Shqipëria e Kosova për të forcuar mbështetjen dhe kuptimin e reformave të shërbimit civil, shërbimeve publike, mirëqeverisjes etj.

Ministrja Harito ka nënshkruar me homologun kosovar Plan Veprimin për ngritjen e kapaciteteve në realizimin e reformave në fushën e mirëqeveroisjes dhe administrimit publik, i pari i plan veprim në kuadër të një sërë marrëveshjesh që janë nënshkruar midis qeverive të të dy vendeve. “Jo më kot është i pari sepse Reforma e Administratës është e para në 5 prioritetet e Integrimit për të dy vendet, sepse është baza e të gjithë Reformave të tjera”, ka deklaruar ministrja Harito pas nënshkrimit.

Ky plan veprimi do të implementohet në fushën e procedurave, në fushën e trajnimeve, në fushën e dixhitalizimit dhe një sërë drejtimesh të tjera. Sipas ministres Harito “të gjitha këto janë të nevojshme për të patur njëkohësisht burime njerëzore profesionale dhe një infrastrukturë moderne të administratës dhe në fund të fundit e gjitha kjo bëhet që qytetarët tanë të kenë shërbime më të mira”.

Në takimet e zhvilluara ministrja Harito ka theksuar prioritetin e ReSPA, veçanërisht tashmë që bordin drejtues e kryeson Shqipëria, për të bërë anëtare me të drejta të plota Republikën e Kosovës, e cila aktualisht është pjesë e kësaj iniciative me statusin e vëzhguesit.

Në mbyllje të takimeve në Kosovë të dy ministrat e administratës Publike kanë dhënë një konferencë për shtyp, gjatë së cilës ministrja Harito ka theksuar: “Ne kemi patur vitet e fundit një bashkëpunim të shtuar në fushën e administratës publike, sepse për të dyja vendet tona Reforma e Administratës është një domosdoshmëri për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë në të dyja anët e kufirit dhe së dyti sepse është një nga prioritetet për rrugën e Integrimit në Bashkimin Europian”.

ma.me

Next Post
Londër, protestë kundër vizitës së Trumpit në Britani

Londër, protestë kundër vizitës së Trumpit në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In