• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Në një muaj mbi 750 dërgesa, Serbia përsëri “pushton” tregun e Kosovës me mallra

by S T
04/11/2024 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Kosovës para një muaji ka hequr masën e ndalimit të importeve për mallrat nga Serbia në një pikë kufitare me Serbinë, në atë të Merdares, që cilësohet pika kryesore kufitare Kosovë-Serbi. Heqja e kësaj mase ka rritur me të madhe pranin e mallrave serbe ne tregun e Kosovës.

Tash e një muaj kamionët me mallra serbe lejohen të futen në Kosovë kah pikë kalimi kufitar në Merdar, por me kontrolle të detajuara nga doganierët.

Hyrja e këtyre kamionëve ka shtura me të madhe pranin e mallrave serbe në Kosovë.

Nga Dogana e Kosovës kanë treguar se nga Serbia janë duke hyrë produkte ushqimore dhe ndërtimore.

Derisa, sipas tyre brenda një muaji kanë hyrë në Kosovë mbi 750 dërgesa të ndryshme nga Serbia.

“Në pikën kufitare të Merdarës situata është nën monitorim. Dogana po vazhdon me kontrollet e shtuara konform vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të pezulluar kufizimin dhe për të lejuar importin me kontrolle. Nga 12 tetori e deri më tani kemi mbi 750 dërgesa nga Serbia, ku dominon ushqimi e ndërtimi”.

Sipas Doganës, punën e ka vështirësuar Serbia që ka përzier ngarkesat nga vendet e treta me ato nga ky shtet, gjë që e ndërlikoi procedimin në pikën më të madhe kufitare mes vendesh.

Më 7 tetor, Qeveria e Kosovës e zëvendësoi vendimin për ndalimin e importit të mallrave me origjinë nga Serbia me një të ri që lejon importin, por vetëm përmes kufirit në Merdare dhe me kontroll të detajuar të sigurisë.

Vendimi i saj erdhi pas një trysnie të vazhdueshme nga Gjermania.

Në javën e kaluar ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për masën e kontrolleve manuale të sigurisë për mallrat nga Serbia që hyjnë në Kosovë.

“Zyrtarët tanë shtetërorë po e zbatojnë këtë vendim me përkushtim, me qëllim të garantimit të sigurisë së vendit tonë deri në funksionalizimin e sistemeve të skanerëve ‘X’, që do të lehtësojnë edhe punën e tyre edhe pritjet në pika kufitare”, tha Sveçla.

Deri tani mallrat serbe në Kosovë mund të hyjnë vetëm në piken kufitare në Merdare.

Në vendkalimet e tjera është paralajmëruar se do të lejohet importi vetëm kur të sigurohen skanerët, të cilët do t’i ndihmojnë Doganës së Kosovës në kontrollin e mallrave, pa ndërhyrje fizike.

Ambasada gjermane ka treguar se blerja e këtyre skanerëve është në proces, “në përputhje me të gjitha rregullat dhe rregulloret e vlefshme për prokurimin publik”.

Vetë autoritetet gjermane ofruan ndihmë që edhe Kosova ta avancojë kontrollin në atë nivel.

Oferta e tyre për skanerë të avancuar pasoi kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës që të hiqte kufizimin ndaj mallrave të Serbisë, me argumentin se po shkelte Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), dhe se po rrezikonte pjesëmarrjen në nismat rajonale.

Me heqjen e kufizimit në Merdare u zhbllokua puna e CEFTA-s.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati treguar se në pikën kufitare me Serbinë, Merdare, do të ndryshohet masa e sigurisë për mallrat që nisen nga ky vend.

Ai ka thënë se Qeveria e ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi i plotë, në kontroll të shtuar, deri në sigurim të skanerëve të avancuar.

“Kur të na vijnë skanerët, atëherë ata vendosen në të gjitha pikat kufitare, por përderisa nuk na vijnë skanerët, ne do ta hapim vetëm një pikë kufitare, e cila do ta ketë kontrollin e shtuar, pasi masat që kemi janë masa të sigurisë”.

Kurse, kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, e pati mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hequr ndalesën për mallrat serbe në pikëkalimin kufitar kryesor në Merdare.

Vuçeviq kishe thënë se ky vendim erdhi si pasojë e përpjekjeve gjermane.

“Gjëja më e rëndësishme tani është që serbët mund të pranojnë me rregull furnizimet ushqimore dhe ilaçet. Është përpjekje e mirë e palës gjermane, e cila e ka vënë në pah fazën e re të marrëveshjes së CEFTA-s. Ne jemi gjithmonë gati për marrëveshje, nuk mendojmë që kompromiset janë të këqija, sidomos nëse krijojnë kushte më të mira për serbët në Kosovë”.

Grupi “Besa Besë”, ka bërë thirrje për bojkotim të produkteve serbe.

Thirrja e tyre ka ardhur pas ndryshimit të masës së Qeverisë së Kosovës për mallrat serbe, të cilat tash mund të hyjnë në Kosovë për me kontrolle të shtuara dhe të detajuara nga Dogana e Kosovës.

“Ne i lusim të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mbarë opinionin që të bojkotojmë produktet serbe. Askush më shumë se qytetarët e Kosovës brez pas brezi se kanë vuajtur nënshkrimin dhe torturën që u bë ndaj popullatës shqiptare, pasojat e asaj torture të regjimit të Milloshoviqit i kanë vuajtur gjenerata të tëra. Prandaj, s’ka vendim qeveritare as forcë politike më të madhe se vendimi qytetarë. Qytetarët dashur, atdheu është i Juaji, prandaj vendosni që t’i bojkoton produktet serbe”, thuhet në komunikatën e grupit “Besa Besë”.

Qeveria e Kosovës e kishte vendosur ndalesën ndaj importit të mallrave nga Serbia në korrik të vitit 2023 për arsye sigurie, pasi tre policë të Kosovës ishin arrestuar nga policia serbe. Megjithëse ata ishin liruar më vonë, vendimi për mallrat serbe kishte mbetur në fuqi.

Kosova, prej vitesh, përballet me deficit të lartë tregtar, që do të thotë se importon shumë më shumë sesa që eksporton. Mesatarisht në vit, ajo importon mallra në vlerë prej 5 miliardë eurosh, ndërsa eksporton nën 1 miliard.

Për kohë të gjatë, Serbia ishte ndër shtetet me praninë më të madhe të produkteve të saj në Kosovë, të cilat tani janë të pavërejtshme.

Brenda një dite, ky vend eksportonte mbi një milion euro mallra në Kosovë.

Nga qershori deri në dhjetor të vitit të kaluar – kur ishte në fuqi ndalesa e vënë nga Qeveria e Kosovës – Serbia eksportoi në tregun e Kosovës mallra në vlerë prej 75 milionë eurosh, krahasuar me rreth 240 milionë euro sa ishte vlera në periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Next Post
Hapja e dosjes – Si i mori Sali Berisha përsipër vrasjet e 21 Janarit, nga rënia e alibive deri tek pranimi i krimit

"21 janari"/ "Brenda dy muajsh arrestohet Sali Berisha", avokati: Në qeli do të shkojë edhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In