Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Këshillin Koordinues për Rajonin e Veriut.
Kryeministri ndodhet ne Velipoje, ne mbledhjen ne te cilen merr pjesë edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, qe eshte njeheresh edhe koordinator politik i PS për qarkun Lezhës.
“80% e drejtorëve do ikin. për të gjitha bashkite e Qarkut Shkodër do të bëhet vlerësim performance i institucioneve me varësi nga qendra. Njëkohësisht do të bëhet analizë e buxhetit të bashkive, borxhet dhe projektet aktuale që të evidentohet se ku jemi aktualisht”, mesohet te kete thene kryeministri Rama gjate mbledhjes.
Ne mbledhje marrin pjese edhe kryetari i Bashkisë se Lezhës, Pjerin Ndreu dhe deputetët Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Tom Doshi.
g.kosovari











