• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karta e Studentit, Veliaj firmos me Credins: Tarifa të reduktuara, deri në zero

by A R
20/09/2019 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të rinjtë që zotërojnë një kartë studenti, do të fitojnë tarifa të reduktuara deri në zero lekë edhe për shërbimet bankare. Marrëveshja e nënshkruar mes Bashkisë së Tiranës dhe përfaqësuesesve të Bankës Credins, është një nga nismat e para e shumë shpejt asaj do t’i bashkohen edhe banka të tjera që operojnë në tregun shqiptar.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se aktualisht mbi 21 mijë studentë janë pajisur me kartën e studentit dhe përdorin shërbime publike të ofruara nga Bashkia e Tiranës apo ente te tjera publike, si dhe shërbime të ofruara nga subjekte private. “Jam shumë entuziast për mënyrën se si ka vijuar shpërndarja e kartës studentore. Diçka që pritëm 30 vjet për ta bërë, por në 3 muaj kemi bërë më shumë se në 30 vjet. Jam i lumtur që 1/3 e studentëve, rreth 21 mijë, tashmë e kanë marrë kartën. Përveç kartës fizike, kanë marrë edhe aplikacionin online, që e bën akoma më të lehtë përdorimin e saj. Madje, disa nga lajmet e gëzuara të kësaj vere kanë qenë shumë studentë që kanë udhëtuar jashtë, të cilët duke treguar kartën e studentit në Greqi, në Itali apo vende të tjera fqinjë, kanë marrë shërbime të reduktuara edhe pse nuk janë studentë të atij vendi”, tha ai.

Veliaj theksoi se me vullnet mund të kapërcehen edhe ato problematika, të cilat janë të mbartura ndër vite. Ai theksoi se deri më tani është mundësuar që në bashkëpunim me entet publike dhe shërbimet private, të ofrohen rreth 170 shërbime me tarifa të reduktuara ose pa pagesë. “Kur ka vullnet dhe dëshirë për të zgjidhur problematika të mbartura ndër vite, ka gjithmonë një rrugëdalje, një mënyrë për t’i bërë gjërat. Ajo që ishte një habi e jashtëzakonshme është se sa shumë është përqafuar karta studentore nga sipërmarrjet dhe kompanitë private në qytetin e Tiranës. Madje, sot kemi mbërritur në një situatë ku kemi 70 shërbime publike dhe rreth 100 shërbime private. Kemi më shumë shërbime private se sa publike, diçka që nuk e kishim menduar, por sa bukur që përfundoi kështu”, deklaroi ai.

Kryebashkiaku theksoi se krahas përfitimit të tarifave të reduktuara, përmes kartës synohet edhe edukimi i të rinjve me kulturën financiare për të operuar përmes sistemit bankar.

Përfaqësuesja e Bankës Credins, Monika Milo, njoftoi gamën e gjerë të përfitimeve që do të kenë të rinjtë e pajisur me një kartë studentore. “Ndjehemi mjaft mirë që jemi palë me bashkinë dhe sot arritëm të nënshkruajmë e të finalizojmë këtë marrëveshje, për t’u ofruar shërbimet bankare me tarifa të reduktuara për të gjithë studentët të cilët zotërojnë kartën e studentit. Tarifave të reduktuara do t’i nënshtrohet e gjithë gama e produkteve dhe e shërbimeve që ofrojmë në bankën Credins. Një pjesë e shërbimeve do të jenë edhe falas, duke filluar nga çelja e llogarisë bankare, mbajtja mujore e saj, lëshimi i kartës së parapaguar etj”, tha Milo.

Studentët e universiteteve publike të Tiranës prej datës 27 Maj 2019 kanë nisur të pajisen me kartën studentore, falë së cilës përfitojnë shërbime falas ose me kosto të reduktuar. Informacionet e nevojshme në lidhje me shërbimet e reduktuara përmes kartës së studentit janë të aksesueshme në aplikacionin karta studentit dhe faqen kartaestudentit.al. Ndër të tjera, në aplikacion gjendet lëvizjet që ka bërë studenti me kartë, listën e shërbimeve publike dhe private, njoftime për aktivitete të ndryshme rinore, promocione apo gjithçka tjetër ndodh në qytetin tonë.

/a.r

Next Post
Pjerin Ndreu: Video-përgjimi për Xhafajn është sajesë. Babalja e di të vërtetën

Ndreu nis "fshesën" në bashki: Me strukturën e re kursejmë 5 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In