• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8 vrasje në 40 ditë, OSBE nis fushatën ndërgjegjësuese kundër armëve

by A R
08/02/2025 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 1 janari deri tani në vend janë regjistruar tetë ngjarje me pasoja në jetë njerëzish, ku gjashtë prej tyre janë realizuar me armë zjarri.

Për të rritur ndërgjegjësimin kundër përdorimit të armëve të zjarrit, Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE) ka nisur të shfrytëzojë qasjen audiovizive, duke u fokusuar në katër qarqe me aktivitete që përfshijnë të rinjtë dhe trajtojnë edhe dhunën me bazë gjinore.

“Aktivitetet e terrenit janë organizuar në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, me këshillat vendorë të sigurisë, me bashkitë përkatëse. Kemi përzgjedhur disa zona të indikuara nga strategjia, si Lezha, Shkodra, Tirana dhe Elbasani,” tregon menaxherja e projektit, Xhenis Ballço.

Në një intervistë për RTSH-në ajo thekson se impakti ka qenë i lartë dhe mesazhet janë përcjellë përmes alternativave të ndryshme.

“Fushata ka arritur mbi 3,5 milionë njerëz në të gjitha rrjetet mediatike dhe ka pasur një 400 mijë shikues të këngës rep ‘Leji armët’, që kemi prodhuar këtë vit me kantautorin e famshëm, Big Basta. Në matjen përfundimtare të fushatës kemi dalë në rezultate që mbi 60 për qind e të anketuarve në fund të saj janë shprehur se janë më shumë të informuar se ç’kanë qenë fillimisht,” thotë znjsh. Ballço.

Qarqet ku është ndërhyrë janë rajone me numrin me të lartë ngjarjesh kriminale për banorë, ndaj dhe ndërgjegjësimi do të vijojë.

“Impakti është shumë i madh dhe nevoja qëndron edhe sot. Arsyeja kryesore që e kemi marrë këtë angazhim është përfshirja e të gjithë aktorëve lokalë dhe qendrorë, e cila bën diferencën në fushata të tilla. Këto nisma kanë nevojë për një jetëgjatësi dhe shtrirje periodike,” thekson menaxherja e projektit.

Nga këto iniciativa fushata ka ndikuar pozitivisht në perceptimet e sigurisë në komunitet, ku 43,43 për qind e të anketuarve kanë pohuar se ndiheshin shumë më të sigurt, meshkujt 61.96% ndërsa femrat 27,36 për qind.

Fushata arriti ekspozim mediatik me 60,10 për qind të të anketuarve, të cilët hasin shpesh mesazhe që lidhen me armët e zjarrit.

Next Post
VIDEO / Grabisnin banesa e markete, arrestohen dy persona në Tiranë

VIDEO / Grabisnin banesa e markete, arrestohen dy persona në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

March 23, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Referendumi në Itali/ Qytetarët i thonë “JO” ndryshimeve në drejtësi, Meloni: Respektojmë vendimin e popullit

March 23, 2026
“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

March 23, 2026
“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

March 23, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump deklaroi se SHBA dhe Irani duan marrëveshje, Teherani mohon kontaktet: Nuk ka bisedime

March 23, 2026
“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

March 23, 2026
“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

March 23, 2026
“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

March 23, 2026
Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In