• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8 vite nga “Gërdeci”, Zamira Durda: Jetoj me kujtimet e djalit, drejtësia na zhgënjeu

by A R
15/03/2016 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zamira Durda nuk i ka humbur shpresat ende. Sytë tashmë i ka kthyer nga Gjykata e Strasburgut, nga e cila pret me ankth se do të japë drejtësi për jetën e ndërprerë në mes të Erisonit. Djali i saj ishte shtatë vjeç e gjysmë, kur nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve me 15 mars 2008 në Gërdec gjeti vdekjen. Viktima mbetën edhe 25 persona të tjerë, shumica prej të cilëve punëtorë në punishten e vdekjes. Erisoni – siç tregon e ëma – ishte një djalë i shëndetshëm e plotë jetë. I pari në mësime. Gruaja, e cila nuk i ka hequr rrobat e zeza nga trupi prej ditës tragjike, që u përmbysi jetën, thotë se nuk do të ndalet duke kërkuar drejtësi. “Jetoj duke kujtuar çdo moment me Erisonin. Bisedat me të. Ruaj çdo gjë të Erisonit. Edhe fletoret e detyrave të shtëpisë”, thotë Zamira Durda dhe shkrehet në vaj. Sot në orën 12:00 Zamira Durda dhe familjarët e tjerë të viktimave të Gërdecit do t’i drejtohen kraterit, për t’i përkujtuar.

Znj.Durda, nesër (sot) mbushen tetë vite pa Erisonin. Si kanë qenë gjithë këto vite pa të?
Vite të vështira. Me lot dhe dhimbje. Vetëm një nënë që ka humbur të birin më kupton. Erisoni ka lënë një dhimbje të pashoqe tek unë.

Çfarë kujtoni nga Erisoni?
Gjithçka. Jetoj duke kujtuar çdo detaj që lidhet me të. Si fliste, si qeshte, si bënte detyrat. Gjithçka. Kështu e nis dhe e mbyll çdo ditë. Ditët prej momentit kur humba Erisonin më duken më të gjata. Unë do ta kujtoj gjithmonë, derisa të mbyll sytë. Do jetë në zemrën e mendjen time.

I ruani sendet e tij?
Po, i ruaj. Që nga rrobat, lodrat, librat e deri te fletoret e detyrave. Më mbajnë të lidhur me të. Kanë kaluar tetë vite nga ngjarja tragjike.

Ju gjithmonë keni thënë që nuk është vënë drejtësi. I keni humbur tashmë shpresat për ta gjetur të drejtën?
Drejtësi nuk është bërë, jo vetëm për jetën e humbur të tim biri, por edhe të pafajshmit e tjerë. Jam e zhgënjyer nga drejtësia shqiptare. Por, do të përpiqem derisa e drejta të vihet në vend. Vetëm atëherë do fle e qetë, edhe pse me dhimbje në shpirt e zemër, se im bir nuk kthehet më. Më 27 nëntor Erisoni do të festonte 16-vjetorin e lindjes. Ja prenë jetën në mes, ëndrrat, dëshirat.

Gjykimet janë mbyllur për këtë çështje. Ku dhe si do ta kërkoni të drejtën?
Unë e kam çuar çështjen në Gjykatën e Strasburgut. Kërkesa është pranuar dhe pritet vendimi. Kam shumë shpresë se gjykatësit në Strasburg do të vendosin drejtësi. Unë tashmë sytë i kam nga Strasburgu. Shpresën e kam atje. E duke qenë se shpresa vdes e fundit, unë shpresoj shumë. Politika e ka përkujtuar gjithmonë tragjedinë.

Besoni se do të vijnë edhe sot në Gërdec?
Nuk di çfarë të them për këtë pjesë. Unë, bashkë me familjarët e tjerë, që humbën njerëzit e tyre pa faj në atë tragjedi, do shkojmë në orën 12:00 të krateri. Do t’i përkujtojmë të dashurit tonë.

Balkanweb

Next Post

Hakerët i shpallin luftë Donald Trumpit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

DETAJE / Spiropali nuk shkon në mbledhjen e grupit të PS. E vetmja që mungoi

October 20, 2026
Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

October 20, 2026
Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

October 20, 2026
Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

October 20, 2026
Basha, ky Frank Underwood në shtëpinë e demokratëve

Nga protesta e drejtë te dhuna e padrejtë

October 20, 2026
Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

October 20, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pedagogët politikë, por pa alternativë politike

October 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Tetor 2026

October 20, 2026
Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

October 20, 2026
Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com