• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8 Dhjetori, Goci për Zyrën Rajonale Rinore: Nga sot, mer jetë motorri rajonal për të rinjtë

by A R
08/12/2016 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

8 Dhjetori njihet ndryshe si dita kombëtare e rinisë, një ditë që shenon edhe 26 vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

Në këtë datë, në vitin 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, cka solli rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Studentët protestues të dhjetorit ’90 kishin aspirata dhe ideale të larta kombëtare, të cilat mbeten shkolla më e mirë e demokracisë. Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik, si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

8 Dhjetori është shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita Kombëtare e Rinisë, në kujtim të Lëvizjes Studentore të vitit 1990. Ndaj në kuadër të kësaj dite, sot do të organizohen aktivitete të shumta në kryeqytet.

Për herë të parë do të inaugurohet Zyra për Bashkëpunim Rinor për Ballkanin Perëndimor, e cila qëndrën e saj do ta ketë në Tiranë.

Drejtoresha e Shërbimit Kombëtar për Rinisë, Ina Goci, në një prononcim për ATSH-ne dha mesazhin e saj për të rinjtë.

“Sot, gjashte shtetet, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje- Herzegovina, Kosova dhe Serbia, po bejne realitet ëndrren e Ballkanit Perendimor mbi Rinine, ate të ngritjes së Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, i pari institucion ndërkombëtar në Shqiperi, Tiranë. Kemi marrë sot e per ta vazhduar me devotshmeri, përgjegjësine e madhe të bashkëpunimit më frytdhenes, atij rinor”, tha Goci. Më tej ajo vuri në dukje se kjo zyrë intitucionalizon të gjitha cështjet rinore të Ballkanit Perëndimor, me qëllim promovimin e vlerave demokratike dhe qytetarisë.

“Nga sot merr jete motorri rajonal dedikuar të rinjve të rajonit, pasi ne besojmë tek rinia e Ballkanit Perendimor”, nënvizoi Goci. /a.m.

Next Post
Negociatat/ Bushati nga Brukseli: Qëndrim pozitiv nga vendet e BE nëse zbatohet Vettingu

Negociatat/ Bushati nga Brukseli: Qëndrim pozitiv nga vendet e BE nëse zbatohet Vettingu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com