• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

75-vjetori i Arkivës Shqiptare, Bido: Platformë unifikuese për dokumentet me arkivat partnere

by A R
09/06/2024 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arkiva Shqiptare feston këtë vit 75-vjetorin, një institucion i rëndësishëm që dokumenton historinë dhe vlerat tona kombëtare. Në kuadër të këtij përvjetori janë organizuar dhe do të organizohen konferenca të ndryshme, ku do të konsolidojnë dhe më tej bashkëpunimet mes arkivit shqiptar dhe atyre të rajonit të Ballkanit dhe Evropës kryesisht juglindore.

Në një intervistë për RTSH24, Drejtori I Përgjithshëm I Arkivave, Ardit Bido tha se teknologjitë bashkëkohore në ruajtjen e dokumentacionit dhe modernizimi i shërbimeve arkivore i kanë bërë arkivat shqiptare një institucion modern dhe dinjitoz.

Në këtë 75-vjetor, Bido synon krijimin e një platforme unifikuese të të gjithë dokumenteve mes Arkivit Shqiptar dhe partnerëve të rajonit  dhe më gjerë, ku një studiues të kërkojë dokumente përmes kësaj platforme pas qenë nevoja të shkojë në zyrat e arkivave të vendeve të tjera.

“Në shumë pak kohë synojmë të mund të unifikojmë shërbimin ku një studiues të mund të kërkojë dokument përmes një platforme të përbashkët dhe të mos e dije fare se ai vjen nga arkiva jonë apo e dikujt tjetër, por të ulet në një nga sallat tona dhe t’i ketë të gjitha dokumentet që kërkon përmes kësaj platforme unifikuese”, tha Bido.

Lidhur më shkëmbimin e dokumenteve, Ardit Bido tha se nuk do të ketë më “kërkim të gjilpërës në kashtë” por përmes një projekti synohet që të mblidhen të gjitha të dhënat për krijimin e pemës gjeologjike të çdo shqiptari.

 “Duam të mbledhim të gjithë dokumentacion për shqiptarët dhe brenda një periudhe të kemi mundësuar pemën gjeologjike të gjithë shqiptarëve. Më kërkojnë që duan të dinë kush ka qenë katragjyshi i tyre dhe do i mbledhim të gjithë bashkë dhe të bëjmë pemën gjeologjike të çdo shqiptari . Ky është një projekt afatgjatë dhe shumë i rëndësishëm i memories sonë historike kombëtare. Do hapim muzeun arkivor në fund të vit, kemi digjitalizimin të arkivave dhe nxitje të studimeve albanologjike”, u shpreh Bido.

Bido vlerësoi bashkëpunimin mes arkivit shqiptar dhe arkivave partnere të tjera, ku si rezultat ka sjellë dhe shkëmbimin e dokumenteve të rëndësishme për historinë tonë kombëtare

“Kemi mbledhur për herë të parë pas 9 vitesh drejtuesit e arkivave të rajonit dhe Evropës juglindore që ne kemi interesa në një forum të zhvilluar më parë. Në këtë takim kemi interesin tonë të parë që është shkëmbimi i dokumentacionit, ku kemi marrë dokumente të rëndësishme jo vetëm për historinë tonë kombëtare por edhe të shumë figurave tona kombëtare. Moldavia dhe Egjipti janë qeverisur për shumë kohë nga princa shqiptarë dhe janë dokumentet në arkivat e tyre, në Izrael kemi holokaustin, në Turqi kemi mbi 1 milionë dokumente të rikthyera në atdhe. Po punojmë për dokumente kadastrale që do të çojnë deri në gjetjen e pemës gjeologjike të hershme të shqiptarëve”, tha ai.

Ky 75-vjetor e gjen Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave  shumë më pranë të rinjve përmes programeve kulturore që nga Kinemaja Verore, hapësirat e studimit de me Muzeun Arkivor që pritet të hap dyert në fund të 2024.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In