• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

74 vjet aleancë, Finlanda i bashkohet sot NATO-s

by A R
04/04/2023 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E themeluar 74 vjet më parë me fillimin e Luftës së Ftohtë, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) u bë organizata kryesore udhëheqëse e mbrojtjes së përbashkët me 29 vende anëtare në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

1949: Kërcënimi sovjetik

E themeluar më 4 prill 1949 në Uashington, NATO-ja fillimisht kishte 12 shtete themeluese: 10 shtete evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë.

Aleanca synonte të luftonte kundër kërcënimit sovjetik dhe bazohej në parimin e solidaritetit të ndërsjellë midis të gjithë anëtarëve të tij, siç përcaktohet në nenin 5: “Palët bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre, në Evropë ose në Amerikën e Veriut, do të konsiderohet si një sulm i drejtuar kundër të gjitha palëve”.

Gjatë viteve u bënë pjesë edhe Greqia, Turqia (1952), Gjermania (1955) dhe Spanja (1982). Kur BRSS-ja u shpërbë, në vitin 1991, një fazë e re po krijohej për Aleancën dhe në maj 1997, NATO-ja dhe Rusia do të nënshkruanin “Aktin Themelues”.

1994: Luftimet e para

NATO hapi zjarr për herë të parë më 28 shkurt 1994 duke gjuajtur katër avionë serbë në një zonë të ndaluar fluturimi të OKB-së në Bosnje-Hercegovinë. Më 16 dhjetor 1995, ajo zhvilloi operacionin e saj të parë në Bosnjë, ku shpërndau 60 000 trupa të forcave të IFOR-it.

Më 24 mars 1999, NATO nisi një fushatë bombardimi ajror për të ndalur shtypjen serbe kundër shqiptarëve të Kosovës. Kjo fushatë 78-ditore, pa mandatin e OKB-së, rezultoi me tërheqjen e serbëve nga provinca, që kaloi nën administrimin e OKB-së, një forcë e NATO-s (KFOR) prej 40 000 trupash të cilët do të ruanin paqen.

Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë e kësaj ish-krahine serbe në shkurt të vitit 2008. Në vitin 1999, NATO mirëpriti vendet e para të Europës ish-komuniste: Republikën Çeke, Hungarinë dhe Poloninë.

11 shtator 2001

Në vitin 2001, pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë që i drejtohen nenit 5. NATO më pas bashkohet me Uashingtonin në “luftën kundër terrorizmit”. Si e tillë, në vitin 2003, Aleanca mori udhëheqjen e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë në Afganistan (ISAF), misioni luftarak i cili do të zgjaste deri në vitin 2014.

Në mars 2004, shtatë vende të Europës Lindore i bashkohen NATO-s: Sllovakia, Sllovenia, Bullgaria, Rumania dhe tre ish-republikat sovjetike (Lituania, Estonia, Letonia), anëtarësimi e të cilave veçanërisht irritoi Moskën. Këtyre vendeve u janë bashkuar në 2009 Shqipëria dhe Kroacia. Në 2017, Mali i Zi bëhet anëtari i 29-të.

Më 31 mars 2011, NATO mori komandën e ndërhyrjes perëndimore në Libi, e zbatuar nën një mandat të OKB-së në emër të mbrojtjes së civilëve. Operacioni “Unified Protector” prej 7 muajsh çon në përmbysjen e Muamar Gadafit.

Pirateria dhe sulmet kibernetike

NATO po ndihmon gjithashtu në parandalimin e piraterisë jashtë brigjeve të Afrikës dhe që nga viti 2016, ajo ka vendosur anijet e mbikëqyrjes për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Mesdhe. Aleanca ndihmon gjithashtu anëtarët e saj për të forcuar mbrojtjen e tyre kibernetike.

Tensionet me Rusinë

Në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Moska dhe veprimeve të Rusisë kundër Ukrainës, NATO pezulloi bashkëpunimin me Moskën. Në vitin 2016, Aleanca vendos katër grupime shumëkombëshe taktike në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni. Ky është përforcimi më i rëndësishëm i mbrojtjes kolektive që nga Lufta e Ftohtë.

Në nëntor 2018, NATO kreu manovrat më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë në Norvegji, disa qindra kilometra larg kufirit rus. Ndërsa sot, në 74 vjetorin e themelimit, Aleancës pritet t’i bashkohet edhe Finlanda.

/a.r

Next Post
Shkoi në Turqi për të hequr stomakun, një tjetër vajzë “u ngel në dorë” mjekëve

Shkoi në Turqi për të hequr stomakun, një tjetër vajzë “u ngel në dorë” mjekëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

October 27, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

October 27, 2026
Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

October 27, 2026
Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

October 27, 2026
Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

October 27, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Asgjë e re nga Serbia

October 27, 2026
Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

October 27, 2026
Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

October 27, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In