• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

7 shqiptarë në zgjedhjet greke/ Flasin kandidatët në partitë e majta, PASOK, Syriza, komunistët dhe Mera 25

by Java News
19/05/2023 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ata janë thuajse të gjithë të rinj, të diplomuar dhe madje me studime pasuniversitare brenda dhe jashtë Greqisë.

Pjesë e politikës greke tashmë, me karakteristikë kryesore se u përkasin vetëm partive të majta.

Janë shtatë emigrantë shqiptarë dhe një minoritar nga Dropoulli që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi.

“Ka të paktën tre arsye përse qytetarët e periferisë së dytë të Selanikut, ku kandidoj unë, duhet të votojnë për Syriza: mbështetja e të rinjve, konsolidimi i demokracisë në vend dhe rritja e standardit të nivelit të jetesës”, thotë Makrina Viola Kosti, kandidate në Selanik B me “Syriza-n”.

Makrina Viola Kosti nga Selaniku është një prej katër kandidatëve që garojnë me partinë më të madhe opozitare Syriza, Angjelos Jahollari kandidon në Evia , minoritari Nikos Gjergos në jug të Athinës, ndërsa Antiljan Koxhaj në Pire.

“Populli grek voton për qeverinë e re. Të gjithë që kanë të drejtën e votës, të votojnë. Për demokracinë dhe për shanse të barabarta”, shprehet për Top Channel Antiljan Koxhaj, kandidat në Pire B me “Syriza-n”.

Dy prej kandidatëve Fatos Malaj dhe Niko Bilika garojnë për socialistët, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik.

“Jam kandidati më i vogël në Greqi, ja 25 vjeç. U futa për të luftuar për të drejtat e emigrantëve shqiptarë në Greqi”, thotë Niko Bilika kandidat në Selanik A me PASOK- KINAL.

Sidorela Kalthi garon për Partinë Komuniste Greke në Kretë ,ndërsa Paty Vardhami kërkon votën në Athinë me nismën “MeRA 25”.

Përveç sfidës së përballjes me problemet e emigracionit apo të pensioneve, ata kërkojnë në mënyrë aktive në këto zgjedhje, zgjidhjen e problemeve të ndryshme të shoqërisë greke, në bazë të programeve të partive të tyre./tch

Next Post
berisha basha

VIDEO/ Humbja e rëndë më 14 maj, ja si kopjon Berisha, justifikimet e Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Forcim i bashkëpunimit dypalësh”- Ministri Hoxha takohet me ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

“Forcim i bashkëpunimit dypalësh”- Ministri Hoxha takohet me ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

October 29, 2026
“Projekti është gati për ndërtim”- Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Eolik të Spillesë, Karakaçi: Operimi nis më 2028!

“Projekti është gati për ndërtim”- Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Eolik të Spillesë, Karakaçi: Operimi nis më 2028!

October 29, 2026
SUPERIORE/ Polemika të forta për derbin Tirana-Dinamo, tekniku Daja: Derbi mund të luhej në një tjetër orar, i njëjti arbitër…

SUPERIORE/ Polemika të forta për derbin Tirana-Dinamo, tekniku Daja: Derbi mund të luhej në një tjetër orar, i njëjti arbitër…

October 29, 2026
Fitorja e zgjedhjeve nga studentët, tronditet dhe media e Vuçiç, dorëhiqet shefja e RTS!

Fitorja e zgjedhjeve nga studentët, tronditet dhe media e Vuçiç, dorëhiqet shefja e RTS!

October 29, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

October 29, 2026
Prona private për projektet rrugore! Qeveria miraton shpronësimet në Fier dhe Tiranë

Rritet buxheti për rrugët, ja projektet që financohen vitin që vjen! Nga korridori VIII, te zgjerimi i Tiranë-Durrës

October 29, 2026
Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

Kaosi i opozitës në Kuvend, socialistët kërkojnë përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe masë me 60 ditë për 6 deputetë të tjerë të PD!

October 29, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Veliaj nuk është armik politik, por një figurë që ka të drejtë të mendojë ndryshe

October 29, 2026

Ankimimet ndaj vendimit të ish-krerëve të UÇK-së /Apeli i ‘Speciales” pranon shtimin e numrit të fjalëve në deklaratat e mbrojtjes

October 29, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Guvernatori i Bankës nuk është mbi Republikën!

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In