• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

6 dhjetori i Berishës/ Ahmetaj: Do qëndrojmë me duar në xhepa! Karaj: Policia të marrë parasysh më të keqen! Beqiri: Rama s’dëmtohet nga 2 pleshta

by
29/11/2022 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 6 dhjetor, kur liderët e Bashkimit Europian do të mbërrijnë në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, Sali Berisha ka paralajmëruar protestë, ku do t’i bashkohet dhe Ilir Meta me mbështetësit e tij. Në Report Tv, në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga, anëtari i Këshillit Kombëtar PD Bislim Ahmetaj u shpreh se bëhet manifestim paqësor për t’i treguar Europës se e refuzojnë këtë qeveri.

Nga ana tjetër, juristi Leonard Karaj u shpreh se policia do të ketë detyrën më të vështirë pasi mund të ketë incidente, pavarësisht se opozita shprehet se do të qëndrojnë të qetë.

Bislim Ahmetaj: Protesta bëhet për t’i thënë se jemi nën regjim. Pse opozita ka vendosur që të jetë në shesh? Do të jetë në shesh dhe akoma më paqësore. Me duar në xhepa do të rrijë dhe do tregojë se refuzon këtë qeveri që do hidhet poshtë me vota. Policia ka bërë shkelje të Kushtetutës, nuk i kërkohet leje thjesht lajmërohet se cila do të jetë koha e mbajtjes. Protesta do të jetë 4 orë. Policia duhet të marrë masa që të japë siguri. Policia nuk është e çmendur, vetëm në Iran përplasen me qytetarët. Ne po bëjmë manifestim paqësor me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe duhet të ruajë perimetrin e sigurisë pranë institucioneve.

Leonard Karaj: Protesta reale kanë bërë vetëm studentët dhe partitë politike. Në Shqipëri nuk ka sindikata dhe është naive të thuash pse protesta e zhvillon një parti politike. Të thuash që po bëjmë protestë të na shohë Scholz apo Macron, nuk është argument. PD po bën protestë për ti treguar Edi Ramës se bëj protestë dhe në ditën më të shënuar sa i përket mendjes tënde, edhe atë ditë ta bëj. Halli më i madh është te policia. Është ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’. Policia ka plan masash që s’dalin asnjë milimetër nga perimetri. Po mirë del një budalla, bën një incident, duhet të marrë parasysh edhe e keqja më milimetrike.

Gazetari Flogert Muca shprehet se nuk dëmtohet Edi Rama nga kjo protestë. Në të njëjtën linjë qëndroi edhe avokati Idajet Beqiri. Sipas tij, kreu i qeverisë e lejon këtë protestë por do t’i mbajë larg për të shmangur incidente ndërsa Berishën dhe Metën i quan ‘pleshta’ nga të cilët s’do vuajë Shqipëria.

Flogert Muça: Ditën kur ka mësuar se ku do të mbahet samiti, ka shpallur se kur do të mbahet protesta. S’ka shqiptar që qëllon Macron apo Scholzin. Po të ishte ndonjë britanik, do ishte doktori që mund ta qëllonte. Doktori do konfrontim dhe ka zgjedhur vendin se e dinte përgjigjen. Nuk dëmtohet Edi Rama.

Idajet Beqiri: Edi Rama fiton sërish se lejon protestën edhe në këtë rast. Thjesht do ti mbajë larg që të mos kalojnë andej. Më parë thanë do shkulet kryeministria por Ramës nuk iu bë syri tërr fare. Kur ka ndodhur ndonjëherë që të vijnë burrat më të shquar të BE të vijnë në vendin tënd? 27 bashkë s’ka ndodhur kurrë. Kemi 2 pleshta, Saliun dhe Ilirin, por s’do vuajë Shqipëria për këta 2 pleshta.

Ndonëse, Policia e Shtetit i ka refuzuar kërkesën e Rithemelimit për të zhvilluar protestën më 6 dhjetor në Bulevard me argumentin se cenohet siguria kombëtare, Berisha ka shpërfillur duke theksuar se do të mblidhen para Kryeministrisë dhe do të derdhen në sheshe, ndërsa qëndrimit të tij ju bashkua sot edhe Ilir Meta. Sipas dokumentit të siguruar nga Shqiptarja.com policia i bën me dije të gjitha rrugët të cilat janë caktuar si perimetri i sigurisë dhe brenda këtij perimetri nuk lejohet organizimi i protestës, por që mund të zhvillohet në një vend tjetër.

/e.d

Next Post
Mbyllen dy grupe/ Zbulohen dy çiftet e para të ndeshjeve për fazën me eliminim direkt në Botëror

Mbyllen dy grupe/ Zbulohen dy çiftet e para të ndeshjeve për fazën me eliminim direkt në Botëror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

October 29, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In