• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

6-0, Franca luan tenis me Shqipërinë në “Qemal Stafa”

by A R
27/11/2015 23:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka surprizë në “Qemal Stafa” nga vajzat kuqezi që u mundën thellë 6-0 në ndeshjen eleminatore të Europianit nga Kombëtarja e Francës. Skuadra e drejtuar nga Altin Rraklli regjistroi humbjen e 3 në po kaq ndeshje në grupin e tretë, duke mbetur në vendin e fundit, ndërsa Francë ngjitet në krye me 9 pikë, duke lënë pas Rumaninë që numëron gjithashtu edhe një ndeshje më shumë. Rraklli hodhi në fushë një skuadër mbrojtëse dhe kjo u duk që në aksionet e para kur miket morën kontrollin e sfidës. Goli i parë erdhi në minutën e 12 me autore D’Homeaux që me një goditje nga limiti i zonës së rreptësisë shtangu portieren Marigona Zani, ndërsa e njëjta lojtare dyfishoi vetëm 3 minuta më pas.

Me pak ide dhe e dominuar nga kundërshtaret, skuadra shqiptare nuk arriti të merrte kontrollin e mesfushës. Ishte Le Sommer që në të 25-ën trefishoi shifrat pas një goditje me kokë brenda zonës së rreptësisë. Minutat deri në fund të pjesës së parë vazhduan të ishin një dialog mes francezeve dhe mbrojtjes shqiptare. Edhe fraksioni i dytë rinisi me të njëjtin ritëm pasi në minutën e 63, e sapofutura në fushën e lojës, Le Bihan vendosi firmën e saj të parë në këtë sfidë, ndërsa shënoi edhe golin e dytë personal 10 minuta më pas. Goli i fundit i takimit u shënua në minutën e 81 nga Le Sommer.

Një ndeshje me një drejtim ku miket ishin në kontrollin e sfidës gjatë gjithë 90 minutave. Nga stadiumi “Qemal Stafa” të blinduar nga forcat e sigurisë, francezet dalin me një fitore të lehtë, ndërsa Kombëtarja Shqiptare e Femrave regjistron një tjetër rezultat negativ në fushatën eliminatore të Euro 2017.

Supersport

Next Post

Ambasadori rus: Kemi marrëdhënie problematike me qeveritë shqiptare, na paragjykojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In