• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ambasadori rus: Kemi marrëdhënie problematike me qeveritë shqiptare, na paragjykojnë

by
27/11/2015 23:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin, thotë se marrëdhëniet mes Rusisë dhe qeverive shqiptare janë problematike. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ai thotë se qeveritë shqiptare kanë paragjykime ndaj Rusisë.  Sipas tij, ato kanë një retorike antiruse.

“Fatkeqësisht, këtu kemi disa probleme. Marrëdhëniet tona zhvillohen shumë ngadalë, ndonëse nuk ka asnjë pengesë objektive për avancimin e tyre. Po ju sjell një shembull të thjeshtë: Sesionet e Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri nuk janë mbajtur asnjëherë që prej vitit 2009. Pra, tashmë ka 6 vjet që ky forum i përbashkët, i cili është konceptuar për dialog, për diskutimin e nismave dhe projekteve bilaterale dhe për vendosjen e kontakteve të reja, në fakt për momentin nuk po shfrytëzohet.

Pala shqiptare, për fat të keq, nuk tregon vullnetin e duhur politik për të rinisur punimet e këtij forumi. Gjithashtu,Tirana, pa shpjeguar shkaqet, po zvarrit nënshkrimin e disa dokumenteve dypalëshe ndërinstitucionale në fushën e luftës kundër trafikut të drogës. Kjo ndodh pavarësisht se në vitin 2011, Shërbimi Federal i Rusisë për Kontrollin e Trafikut të Narkotikëve dhe Ministria e Brendshme e Shqipërisë nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Është e njohur se për Shqipërinë trafiku i lëndëve narkotike është një sfidë serioze. Dhe Rusia, nga ana e saj, mund të ndante me ju eksperiencën e pasur në luftën kundër këtij rreziku.

Kur i pyes zyrtarët shqiptarë, përse Rusia këtu në vendin tuaj nganjëherë nuk konsiderohet si partner potencial i rëndësishëm, shpesh dëgjoj një argument shumë të çuditshëm: Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE dhe ka angazhime të caktuara që rrjedhin nga ky status. Dhe pikërisht këto angazhime gjoja e pengojnë bashkëpunimin me Rusinë. Pra, solidariteti me një bllok mbizotëron mbi pragmatizmin dhe përfitimin e ndërsjellë. Kur i kujtoj kolegëve shqiptarë se vendet anëtare të NATO-s dhe të BE-së, si Greqia, Sllovenia, Hungaria dhe shumë të tjera, vazhdojnë dialogun me Rusinë, bashkëbiseduesit e mi zakonisht nuk kanë një përgjigje për të kthyer.

Më duhet të theksoj se Rusia synon të ketë raporte të mira me përfitim të ndërsjellë me të gjitha vendet mike. Dhe Shqipëria është një nga këto vende. Deri tani, anëtarësimi në NATO dhe BE nuk ka penguar asnjë shtet të zhvillojë marrëdhëniet me Rusinë. Shpresoj që edhe qeveria shqiptare do të heqë dorë përfundimisht nga paragjykimet dhe nga retorika antiruse, dhe nuk do të dëgjojmë më deklarata për “kërcënimin rus” në Evropë dhe Ballkan”, shprehet ai.

Po në sferën ekonomike? A ka interes të kompanive ruse për Shqipërinë? A është e hapur Shqipëria ndaj tyre?

Për fat të keq, gjendja e marrëdhënieve ekonomike midis vendeve tona është larg nga idealja. Gjatë viteve të fundit vëllimi tregtar arrin vetëm rreth 100-110 milionë dollarë në vit, ku kjo shifër përbëhet pothuajse tërësisht nga eksporti rus në Shqipëri. Megjithatë, kemi patur një shans për të ndryshuar këtë situatë për më mirë. Siç e mbani mend, në vitin 2014, vendet e Perëndimit i vunë sanksione ndaj Rusisë dhe, për rrjedhojë, Rusia ishte e detyruar t’i përgjigjej me kundërmasat e saj, ndër të tjera me ndalimin e importeve në Rusi të prodhimeve bujqësore. Shqipëria, pavarësisht se iu bashkua sanksioneve antiruse, nuk u përfshi në listën e vendeve që iu nënshtruan embargos ruse. Ishte një shans i mrekullueshëm për prodhuesit bujqësorë shqiptarë për t’u futur në tregun e stërmadh rus. Edhe ne, nga ana jonë, ishim të interesuar për këtë. Në muajt e vjeshtës 2014, dhe ky është një fakt interesant, eksportet shqiptare drejt Rusisë u rritën shumëfish, por për fat të keq, u ndërprenë pas zbulimit të falsifikimeve në shkallë të gjerë të certifikatave fitosanitare.

Këtë verë që kaloi, Shqipëria përsëri iu bashkua sanksioneve kundër Rusisë. Pas këtij momenti, Shqipëria u përfshi në listën e kundërmasave ruse. Por duhet të keni parasysh se kjo ndodhi vetëm në gusht të këtij viti. Siç e kuptoni edhe ju besoj, në një situatë kur Shqipëria u bashkohet sanksioneve antiruse, ndërsa Rusia është e detyruar t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë, nuk mund të flasim për zhvillimin normal të marrëdhënieve tona ekonomike. Sa u përket fushave të tjera të bashkëpunimit ekonomik, pavarësisht nga potenciali i madh i pashfrytëzuar, prapëseprapë, fatkeqësisht, nuk kemi arritje të veçanta. Ju më pyesni, nëse ka interes nga kompanitë ruse për Shqipërinë. Po, sigurisht që ka, veçanërisht nëse flasim për sektorine naftës dhe gazit, nxjerrjen e mineraleve dhe fushën e energjisë. Këtu bëhet fjalë për kompani shumë të mëdha, të cilat janë liderë, jo vetëm në tregun rus, por edhe në atë botëror.

A është e hapur Shqipëria ndaj tyre?

Këtë pyetje më mirë ia bëni autoriteteve shqiptare. Po ju them vetëm kaq: përfaqësuesit e disa prej këtyre kompanive kanë ardhur në Tiranë, kanë udhëtuar nëpër Shqipëri, i kanë studiuar në mënyrë të hollësishme mundësitë për të hyrë në tregun vendas dhe janë takuar me zyrtarët shqiptarë, përfshirë edhe ata të nivelit shumë të lartë. A janë prezente tani kompanitë ruse në Shqipëri? Jo, nuk janë prezente. Kështu që pyetjes nëse Shqipëria është e hapur ndaj tyre mund t’i përgjigjeni vetë. Sot për sot ndodhemi në një situatë kur ekonomia është marrë peng nga politika. Kjo nuk është e drejtë. Nga kjo gjë vuajnë të dyja palët, dhe kryesorja, vuajnë popujt tanë. Duke u shprehur me gjuhën e ekonomistëve, ne po e humbasim leverdinë. Lidhur me këtë, edhe një herë dua të theksoj se Rusia është gjithmonë pro marrëdhënieve pragmatike. Lufta e sanksioneve e nisur nga Perëndimi dhe e mbështetur nga Shqipëria është kundërproduktive. Po presim atë moment kur partnerët tanë do ta kuptojnë këtë fakt të thjeshtë. Jemi të hapur për dialog.

Sa ndikon negativisht qëndrimi rus ndaj Kosovës në marrëdhëniet Moskë-Tiranë?

Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia, Qiproja, Bosnja dhe Hercegovina, Kina, India, Argjentina, Brazili, Izraeli – të gjitha këto vende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Por, me të gjitha këto vende Shqipëria ka raporte normale dhe pozitive. Gjithsej janë më shumë se 60 shtete që s’e kanë njohur Kosovën. Dhe unë nuk e kam të qartë se pse pikërisht marrëdhëniet ruso-shqiptare aq shpesh shihen si të varura nga çështja e Kosovës. Po, Moska me të vërtetë i përmbahet Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, e cila ka konfirmuar përkushtimin e vendeve-anëtare ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Jugosllavisë së atëhershme. Por më duhet të përsëris: Rusia nuk është e vetme këtu, meqë dhjetëra vende të tjera e përkrahin qëndrimin tonë. Kështu që shkaqet e ftohjes së marrëdhënieve Rusi – Shqipëri duhet t’i kërkojmë jo në Prishtinë, por diku tjetër.

Next Post

“Google” feston me shqiptarët 103-vjetorin e Pavarësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In