• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

56 exchange të rinj gjatë 2022, pastrimi i parave po ushqen industrinë e pikave të këmbimit valutor

by Java News
21/04/2023 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sasia përherë e më shumë në rritje e euros, dollarit apo paundit, shpesh nga burime të paligjshme që qarkullon në ekonominë shqiptare po nxit hapjen e pikave të reja të këmbimit valutor. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vitin e shkuar u licencuan 56 Exchange të reja duke e çuar në 583 numrin total të tyre.

“Duke pasur parasysh se për hapjen e një pike të këmbimit valutor nevojitet një kapital prej së paku 30 milionë lekësh për t’u licencuar, marrë parasysh vogëlsinë e ekonomisë shqiptare… kjo të çon se lulëzimi i tyre lidhet me kërkesën e trafikantëve të drogës për të qarkulluar paratë”, thotë gazetari Gjergj Erebara.

Nisur nga dyshimet për pastrim parash, të bazuara edhe te vlerësimet e Moneyval, Banka e Shqipërisë kreu 70 inspektime në zyrat e këmbimit valutor. Pas kontrolleve u procedua me heqjen e licencave për 29 Exchange, numri më i lartë i viteve të fundit.
“Pastrimi i parave kryhet në dy mënyra. E para garanton qarkullimin, ndërsa procesi i dytë pastrimin e parave duke kthyer paratë e paligjshme në të ligjshme”, u shpreh Erebara.
Në raportin vjetor për vitin 2022, Banka e Shqipërisë raporton se në dyshimet e  pastrimit të parave janë kryer kontrolle edhe ndaj 5 bankave dhe 5 institucioneve financiare kredidhënëse.

/s.f

Next Post
Autobusi me pasagjerë merr flakë në ecje në Itali

Autobusi me pasagjerë merr flakë në ecje në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com