• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

53 shërbimet e ISSH online në e-Albania, drejtoresha e AKSHI-t zbardh shifrat e aplikimeve: Shmangëm varavingot nëpër zyra

by A R
22/09/2020 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Institutin e Sigurimeve Shoqërore Durrës, këtë të martë, kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Financave Anila Denaj, drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Linda Karçanaj dhe kreun e ISSH Astrit Hado, panë nga afër funksionimin e shërbimeve online.

Janë 53 shërbime online të ISSH në e-Albania të cilat kanë krijuar një tjetër qasje të ofrimit të shërbimeve publike për moshat e treta duke shmangur ecejaket nëpër sportele e pritjet e gjata, sidomos në kushte pandemie.

“Zgjidhja me 53 shërbimet e ISSH ka krijuar një realitet të ri me ofrimin e shërbimit, na e faktojnë këtë shifrat e deritanishme. Nga janari deri në shtator janë 194 aplikime të bëra të ISSH, 92 mijë nga këto me vulë elektronike të menjëhershme. Pra nuk ka pasur asnjë nevojë të vihej në sportel, ndërkohë që 46% janë përdorur nga grupmosha mbi 60 vjeç që do të thotë se edhe mosha e tretë arrin ta përdorë portalin. E merrni me mend sesa lodhje, sesa strapacim i kemi kursyer moshës së tretë në këtë periudhë pandemie”, u shpreh drejtoresha e AKSHI-t teksa u ndal te një prej shërbimeve më të përdorura, “Aplikim për pension pleqërie” ku janë eliminuar 14 dokumente shoqëruese të cilat më herët i kërkoheshin aplikuesit.

“Kemi shmangur jo vetëm varavingot nëpër zyra por edhe 14 dokumetet shoqëruese. Janë hequr 14 dokumente shoqëruese të cilat nuk gjenerohen më nga aplikuesi por nga punonjësit e ISSH nëpërmjet sistemit të dedikuar dhe portalit e Albania. Pra nuk ka më asnjë arsye të mbahet radhë, të rrezikohet jeta e të moshuarit, ai thjesht aplikon, ISSH i gjeneron dokumentet, i plotëson dosjen vetë dhe ai pret vetëm pensionin e parë. Kush aludon se e-Albania nuk është për moshën e tretë, faktet na tregojnë të kundërtën. Janë 24 500 aplikime për pension pleqërie nga 1 janari”, tha Karçanaj teksa kryeministri Rama u ndal më tej edhe te ‘tranzicioni’ përmes të cilit kanë kaluar vendet të cilat kanë kaluar online ofrimin e shërbimeve publike.

“Kjo është për ata që thonë s’ka ndryshuar asgjë, administrata është po ajo… Faktikisht ka ndodhur një ndryshim historik.Tani duhet që vetë qytetarët të shmangin kontaktet fizike me administratën sepse te kontaktet fizike duhet ta pranojmë që ka akoma probleme, zvarritje, ka akoma shqetësime pasi rritja e nivelit të vetëdijes dhe edukatës së administratës është diçka që do kohën e vet, nuk mund të bëhet thjesht duke shkuar në Gjermani e Francë e duke parë pasi aty bëhet fjalë për qindra vjet traditë as për një e dy dekada. Në këtë mënyrë shteti vjen në xhep, jo dora në xhep e një nëpunësi por shtetin e ke në iphone, në shtëpi, në kompjuter…

Dhe ata që thonë që e-Albania është për të rinjtë gabojnë sepse faktikisht ne e kemi parë edhe te platforma e bashkëqeverisjes, edhe te e-Albania që të moshuarit janë përdorues më të rregullt të kësaj forme, marrin shërbimin, kursejnë ecejaket nëpër diell e nëpër shi, tek kompjuteri i shtëpisë, me nipin me mbesën, te fqinji, e zgjidhin këtë gjë. Dhe ajo përpjekja për ta zgjidhur këtë gjë aty është shumë më e ëmbël sesa përpjekja për të ardhur e për të mbajtur radhë këtu”, u shpreh kryeministri Rama.

Sipas drejtoreshës së AKSHI deri në fund të vitit do të kalojnë online edhe 392 shërbime për të përmbushur kështu finalizimin e digjitalizimit të shërbimeve publike. Sipas Karçanajt, 92% e shërbimeve publike, do ofrohen me një klik në platformën e-Albania.

Next Post
Arkitekti i njohur ‘përjetësohet’ në emrin e një rruge, Veliaj: Kujtojmë ata që lanë shenjë në Tiranë

Arkitekti i njohur 'përjetësohet' në emrin e një rruge, Veliaj: Kujtojmë ata që lanë shenjë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In