• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

500 mln euro nga sanksionet/ Ish-ministri i Financave: Pasojat më të rënda, Kosova do i vuajë vitin që vjen

by Java News
28/08/2023 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Masat që i ka vendosur Bashkimi Evropian Prishtinës, si pasojë e “mosbindjes” të Albin Kurtit mund t’i shkaktojnë Kosovës mbi 500 milionë euro dëm. Kështu kanë bërë me dije ekspertë të ekonomisë, të cilët sqarojnë sqarojnë se këto masa ndëshkuese nga unioni kanë prekur prodhuesit.

Për këtë foli edhe ish ministri i Financave të Kosovës, Haki Shatri, i cili në një intervistë për “Sheshi i Dollarit”, theksoi se është jashtëzakonisht shqetësuese rrjedha ekonomike e vendit. Sipas tij, nëse nuk do të ishin remitancat, ekonomia do të shkonte në kolaps me politikat që ka ndjekur qeveria Kurti.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese në rrethanat kur rrjedhat ekonomike nuk e kanë dinamikën e duhur, që premton zgjidhje të problemeve sociale si papunësia e lartë dhe shkalla e lartë e varfërisë. Qeveria Kurti me veprimet që ka bërë në veri, përveçse ka shkaktuar një klimë pasigurie për investitorët e huaj por edhe vendas si pasojë e veprimeve të gabuara ka bërë që të vendoset sanksione ndaj vendit dhe me këtë vlerësohet që të ketë një humbje të investimeve nga ndihmat e jashtme, donacionet dhe kreditë e jashtme për projekte të miratuara më herët deri në 500 milionë euro. Qeveria po ashtu ia ka kthyer shpinën aspektit të zhvillimit ekonomik, investimet publike kanë rënë në dy vitet e fundit, ky është viti i tretë që nuk realizohen investimet kapitale të parapara në buxhet deri në masën 700 milionë euro. Bllokimi i tyre nga rrjedhat ekonomike dhe bllokimi i parasë publike kanë bërë efekte negative që po mos të ishin remitancat nga diaspora, ekonomia do të kolapsonte me këtë politikë ekonomike që po zhvillohet në vend.“, theksoi ai.

I pyetur nëse dëmet do të vijojnë edhe më tej, ish ministri tha se pasojat më të rënda nga sanksionet e vendosura do të ndihen vitin që vjen.

“Edhe nëse qeveria e Kosovës merr masa ose respekton këshillat dhe rekomandimet e faktorit ndërkombëtar, sigurisht anulimi i vendimit për masat ndaj Kosovës nuk ndodh menjëherë. Do një procedurë, e cila siç e dimë nga përvoja e kalua, shumë ngadalë funksionon dhe stabilizimi i situatës me faktorin ndërkombëtar ndodh shumë më vonë. Pra efektet kanë filluar këtë vit të verehen por pasojat më të rënda do të jenë në vitin e ardhshëm dhe në vazhdim derisa të konslidohemi në marrëdhëniet me partnerët tanë dhe t’i rifunksionalizojmë këto kontrata me faktorin ndërkombëtar.”, theksoi ish ministri.

/f.stafa

Next Post
Detajet/ Kush është “Vasya Bandit”, 59-vjeçari rus që u arrestua në Muriqan?

Detajet/ Kush është "Vasya Bandit", 59-vjeçari rus që u arrestua në Muriqan?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Nis ndërtimin parku i parë eolik i Shqipërisë: ç’fitojmë?

October 30, 2026
Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

October 30, 2026
Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

October 30, 2026
Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

October 30, 2026
Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

October 30, 2026
Sulm kibernetik ndaj Binance, zhduken 6.3 miliardë dollarë, dyshime për përfshirjen e hakerëve të Koresë së Veriut

Sulm kibernetik ndaj Binance, zhduken 6.3 miliardë dollarë, dyshime për përfshirjen e hakerëve të Koresë së Veriut

October 30, 2026
Mbledhja e grupit të PS-së, Balla: Ne do ta zgjedhim Avokatin e Popullit, me ose pa opozitën!

Lokalet 2027/ Begaj nis konsultimet, PS i vendos vetëm një kusht: Çdo datë, përveç 2 majit!

October 30, 2026
Me pistoletë dhe jelek antiplumb, arrestohet në Vorë 41-vjeçari: Ja për çfarë dyshon policia

Me pistoletë dhe jelek antiplumb, arrestohet në Vorë 41-vjeçari: Ja për çfarë dyshon policia

October 30, 2026
Valë dhune në kufirin me Venezuelën, presidenti kolumbian dërgon ushtrinë në qytetin e Cucutës

Valë dhune në kufirin me Venezuelën, presidenti kolumbian dërgon ushtrinë në qytetin e Cucutës

October 30, 2026
“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In