• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

500 deri në 1500 euro ryshfet për të kthyer patentat e pezulluara, SPAK dërgon në gjyq 25 persona

by Java News
21/07/2023 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK përfundon hetimet paraprake dhe dërgon për gjykim dosjen për 25 të pandehur të cilët akuzohen se merrnin rryshfet për të kthyer para afateve patentat e pezulluara

Njoftimi i SPAK

Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 20.07.2023 ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 202 viti 2022, në ngarkim të pandehurve: Alkid Ndreu, Elio Picoku, Amarildo Lika, Eduart Caka, Besiko Demaj (Zoto), Kujtim Xhaja, Revi Osmani, Enis Balla, Lidian Broshka, Oltjan Muçaj, Spiro Tore, Ilir Tafa, Renato Meçuli, Ervis Dakolli, Endrit Xhambazi, Neritan Selmani, Vilson Zelia, Altin Koçi, Sefer Gianfrate, Evisjon Salku, Gerald Lusha, Ardit Shehu, Arisjon Rakipi, Sotiraq Lamaj, Arian Lika.

Nga analiza e provave dhe të dhënave të grumbulluara gjatë hetimit të këtij procedimi penal, rezulton e provuar se lejet e drejtimit të automjeteve të shtetasve: Besiko Demaj, Greis Rafti, Enis Balla, Sotiraq Lamaj, Lidian Broshka, Oltjan Mucaj, Revi Osmani, Neritan Selmani, Spiro Tore, Selim Skënderi, Renato Meçuli, Ervis Dakolli, Endrit Xhambazi, Vilson Zelia, Altin Koçi, Ardian Peposhi, posedoheshin nga këta shtetas të ndëshkuar me masën administrative të pezullimit të lejes së drejtimit dhe janë marrë nga kartoteka e Organi Administrativ Shtetëror (OASH) para afatit të pezullimit.

Rezulton e provuar se shtetasi Alkid Ndreu me detyrë specialist i administrimit të dokumentave dhe anëtar i OASH, ka konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal duke qenë se ruajtja dhe administrimi i lejeve të drejtimit dhe praktikat e vendimeve të OASH ka qenë detyra e tij funksionale dhe moskryerja e kësaj detyre ka sjellë përfitime për persona të tjerë si dhe ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit.

Gjithashtu rezulton e provuar se shtetasi Alkid Ndreu në dy raste ka pranuar përfitim të parregullt monetar në rastin e kthimit para kohe të lejeve të drejtimit të pezullara duke konsumuar elementë të veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/1, 2 i K.Penal.

Shtetasi Elio Picoku, me detyrë Shef Seksioni për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, ka ushtruar ndikim të paligjshëm kundrejt përfitimit monetar, për nxjerrjen e lejeve të drejtimit para afatit të pezullimit për shtetasit: Revi Osmani, Oltjan Muça, Neritan Selmani dhe Altin Koçi  duke konsumuar elementët e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 3 dhe 4 ndërsa për rastin e shtetasve Lidian Broshka dhe Spiro Torre në bashkëpunim me këta dy shtetas i ka ofruar shtetasit Alkid Ndreu përfitimin e parregullt monetar për kthimin para kohe të lejeve të drejtimit të pezulluara duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244/1,2 e 25 i K.Penal.

Nga hetimi rezulton se shtetasi Elio Picoku ka qenë pika e fundit e kontaktit për qytetarët që kanë pasur lejen e drejtimit të pezulluar apo për personat që kanë qenë ndërmjetës për të marrë lejen e drejtimit nëpërmjet ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Në këtë veprimtari të kundërligjshme janë përfshirë edhe punonjës të tjerë të policisë sikurse janë të pandehurit Amarildo Lika dhe Kujtim Xhaja, të cilët kanë ushtruar ndikim të paligjshëm kundrejt përfitimit monetar, për nxjerrjen e lejeve të drejtimit para afatit të pezullimit për shtetas të ndryshëm, duke konsumuar elementët e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 3 dhe 4.

Në rolin e ndërmjetësit në procesin e kthimit të lejëvë të drejtimit të pezulluara para afati të përfundimit të masës administrative kanë qënë edhe të pandehurit :

Eduart Caka, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.

Revi Osmani, akuzuar për  veprën penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1, paragrafi 2 e 25  i Kodit Penal , “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin Spiro Torre) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244/2 e 25 i K.Penal.

Ilir Tafa, akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 3  e 25 i Kodit Penal.

Sefer Gianfrate, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit  të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 e 25 i Kodit Penal.

Evisjon Salku, akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim , parashikuar nga neni 244/1 e 25 i K.Penal.

Gerald Lusha, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit  të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i Kodit Penal.

Ardit Shehu, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i Kodit Penal.

Arisjon Rakipi, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojën funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2 e 25 i Kodit Penal.

Arian Lika, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 3 e 25 i Kodit Penal.

Ndërsa qytetarët të cilët kanë ofurar/premtuar përfitim të parregullt për kthimin e lejeve të drejtimit të pezulluara para afatit të përfundimit të masës administrative kanë qënë shtetasit:

Besiko Demaj (Zoto), akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit  të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Enis Balla, akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2  e 25 i Kodit Penal.

Lidian Broshka, akuzuar për veprën penale  “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim , parashikuar nga neni 244/1 e 25 i K.Penal.

Oltjan Muçaj, akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit  të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Spiro Tore, akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244/2 e 25 i K.Penal.

Renato Meçuli, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit  të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Ervis Dakolli, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit  të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Endrit Xhambazi, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit  të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Neritan Selmani, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit  të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25  i Kodit Penal.

Vilson Zelia, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit  të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal, përfaqësuar nga avokati Enea Cenko, me numër liçense 10053.

Altin Koçi, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit  të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 e 25 i Kodit Penal.

Sotiraq Lamaj, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 1 i Kodit Penal.

/f.stafa

Next Post
Xhafaj: Ka ardhur momenti që institucionet e drejtësisë të marrin përgjegjësitë tyre. Nëse sot ka presione publike nga politika…!

Abstenoi për legalizimin e kanabisit mjekësor, Xhafaj: Hap i parakohshëm për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet për një BE me dy nivele, Rama për Politico: Masat janë ide e mirë…

Planet për një BE me dy nivele, Rama për Politico: Masat janë ide e mirë…

January 16, 2026
Vila në bregdet, apartamente dhe toka! Del katalogu me pasuritë e sekuestruara gjatë vitit 2025

Vila në bregdet, apartamente dhe toka! Del katalogu me pasuritë e sekuestruara gjatë vitit 2025

January 16, 2026
Aksidenti fatal në Durrës, drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi nën efektin e alkoolit

Aksidenti fatal në Durrës, drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi nën efektin e alkoolit

January 16, 2026
SHBA ‘zbut’ tonet me Iranin: Gati të bisedojmë që nesër për programin bërthamor civil

Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin e Sekretarit Rubio: Liria e fjalës në Europë po gërryhet

January 16, 2026
LISTA/ Apeli rrëzon ankimin e Jamarbër dhe Argita Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

LISTA/ Apeli rrëzon ankimin e Jamarbër dhe Argita Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

January 16, 2026
Kapen 160 kg kokainë “firmato” në Bergamo, dy shqiptarë të arrestuar

Kapen 160 kg kokainë “firmato” në Bergamo, dy shqiptarë të arrestuar

January 16, 2026
“Njerëzit e Trump synojnë një gazsjellës në Ballkan, kontratë milionëshe në lojë”

“Njerëzit e Trump synojnë një gazsjellës në Ballkan, kontratë milionëshe në lojë”

January 16, 2026
Komentuesit u tallën me martesën e tij të tretë, Blero s’e kursen përgjigjen! (FOTO)

Komentuesit u tallën me martesën e tij të tretë, Blero s’e kursen përgjigjen! (FOTO)

January 16, 2026
Zhvillohet sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, risia e këtij viti

Ndryshime në Maturën Shtetërore, zv.ministrja: Nxënësit që ngelin në 3 lëndë, përsërisin vitin shkollor

January 16, 2026
Keni aplikuar për vizë jo-emigruese në SHBA? Ambasada ka një njoftim me rëndësi

“Nga bashkimet familjare te…”, ekspertja sqaron cilat viza preken nga pezullimi i DASH-it për shqiptarët dhe cilat jo

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In