• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

48-vjeçari nga Burreli, bosi që shfrytëzonte 70 prostituta

by
24/06/2015 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë pas ekstradimit në Itali të 48-vjeçarit nga Burreli, Gani Doku, mediat e këtij shteti i kanë bërë një portret të plotë liderit të bandës që administronte jo pak, por 70 prostituta.

Kështu, “Milanotoday” shkruante dje historinë e organizatës shqiptaro-rumune, ku përmenden me detaje elementët përbërës të saj. Banda u shkatërrua në mes të marsit të këtij viti, gjatë operacionit “Alba nostra 2”, të zhvilluar në Itali dhe Shqipëri. Referuar mediave italiane, të cilat e quajnë një sukses ekstradimin nga Shqipëria, të udhëheqësit të bandës famëkeqe të përfshirë në shfrytëzimin e prostitucionit, kjo organizatë administronte prostitucionin e më shumë se 70 vajzave.

Gani Doku, lindur në Burrel, është arrestuar në shtëpinë e tij më 10 mars të këtij viti. Vajzat ishin rekrutuar në vende të ndryshme, jo vetëm në Rumani dhe Shqipëri, por edhe në Gjermani dhe Belgjikë. Aktiviteti u degëzua në shumë krahina të ndryshme italiane. Vajzat, në muajt e verës, dërgoheshin në qytetet bregdetare të njohura të gadishullit, në mënyrë që të mos “zvogëlonin biznesin”. Pas operacionit të parë (“Alba Nostra”), Gani Doku kishte zëvendësuar shqiptarin tjetër H. Domi.

Ky i fundit ishte lënë në arrest shtëpie dhe arriti të arratisej, për t’u vënë sërish në krye të organizatës, duke u marrë personalisht me mbledhjen e parave nga duart e prostitutave. Gani Doku ishte edhe “pronari” i “të drejtave të sipërfaqes” të seksionit rrugor në të cilin më parë kishte punuar Amalia Murgu, shtetasja rumune, e cila u vra më maj të 2012-s, gjatë hetimit që çoi në aksionin “Alba Nostra”. Krimi kishte vënë në “krizë”, organizatën, sepse disa nga anëtarët e klanit shqiptaro-rumun u larguan nga Italia. Ditën e aksionit “Alba Notstra 2” policia italiane publikoi një video ku shfaqej një prostitutë shqiptare, e cila e vënë në përgjim ambiental shpjegonte se zëvendësonte dikë tjetër.

Next Post

Helmi i Lazaratit vijon të vrasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

Rritja e çmimeve, Von der Leyen: Kthimi i BE te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik

March 11, 2026
Ndryshimet në qeveri/Blendi Klosi: Janë ekskluzivitet i Kryeminstrit. Nesër mblidhet grupi parlamentar…

“Nuk e pengojmë hetimin për Ballukun”, Klosi: Imuniteti, vendimmarrje që i takon Kuvendit

March 11, 2026
Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

March 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Ndënë thundrën e përdhunës…”

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In