• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

3600 euro për një veshkë/ Si u zbulua dhe shkatërrua rrjeti i trafikut të organeve

by
14/01/2023 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rrjet i trafikut të organeve njerëzore është shkatërruar në Pakistan. ‘Si karrem’ u përdor një 14-vjeçar, i cili ishte zhdukur prej disa javësh dhe si përfundim u zbulua se i ishte hequr veshka.

Mediat e huaja shkruajnë se trafikantët joshin viktimat e tyre, të cilët janë kryesisht në moshë të re dhe të pambrojtur, me premtimin e punëve fitimprurëse.

Pasi i peshkojnë ata i hiqin organe të caktuara, kryesisht veshkat, të cilat i shesin deri në 900,000 rupi (3,600 euro).

“Vetëm kur e gjurmuam atë, zbuluam se pas zhdukjes së djalit qëndronte një operacion i trafikimit të organeve”, tha Rehan Anzoom për AFP, zëdhënës i policisë, në policinë lindore-qendrore të provincës Punjab.

“Djali na tha se kur u zgjua një burrë arab ishte në një barelë pranë tij, kështu që ne besojmë se shumica e klientëve ishin të huaj”, tha Anzoom, duke shtuar se gjashtë persona janë arrestuar.

Viktimat po dërgoheshin në një laborator sekret të transplantit të organeve në Raëalpindi, pranë kryeqytetit Islamabad.

Laboratorë të tillë klandestinë në Pakistan në shumicën e rasteve nuk kanë pajisjet mjekësore ose ekspertizën e nevojshme për një transplant, dhe pacientët kanë vdekur nga komplikimet.

“Jam mirënjohës që policia e gjeti atë në kohë“, i tha AFP babai i djalit që ishte zhdukur.

Policia tha se ende nuk i ka identifikuar mjekët e përfshirë në operacion.

Ndërsa kujtojmë se Pakistani e ndaloi tregtinë e organeve njerëzore në vitin 2010, e cila dënohet maksimalisht me 10 vjet burg.

/e.d

Next Post
Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të drogës Shqipëri-Greqi, ‘kapobanda’ një 34-vjeçar shqiptar

Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të drogës Shqipëri-Greqi, 'kapobanda' një 34-vjeçar shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

November 1, 2026
Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

November 1, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

November 1, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

(pa)Rëndësia e fjalës “SHPREHIMISHT”!

November 1, 2026
FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

November 1, 2026
Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In