• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“33 vdekje nga uria në 48 orë”, Guterres shprehet i tronditur: Gaza po përjeton tmerr të paparë në histori

by E S
22/07/2025 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është shprehur “i tronditur nga kushtet humanitare që po përkeqësohen me shpejtësi në Gaza, ku mjetet e fundit të jetesës që i mbajnë njerëzit gjallë po shemben”, tha në një deklaratë Stéphane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm, ndërkohë që në 48 orët e fundit 33 vetë kanë humbur jetën nga uria. Guterres shpreh keqardhje për raportet në rritje për fëmijë dhe të rritur që vuajnë nga kequshqyerja, vazhdoi zëdhënësi në një deklaratë.

Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu dënon fuqimisht dhunën e vazhdueshme, duke përfshirë të shtënat, vrasjet dhe lëndimet e njerëzve që përpiqen të gjejnë ushqim për familjet e tyre.

“Civilët duhet të mbrohen dhe të respektohen dhe nuk duhet të jenë kurrë në shënjestër. Popullsia e Gazës vazhdon të ketë mungesë të madhe të nevojave themelore. Izraeli ka detyrimin të lejojë dhe lehtësojë, me të gjitha mjetet në dispozicion të tij, ndihmën humanitare të ofruar nga Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera humanitare”, shtoi zëdhënësi.

“Sekretari i Përgjithshëm thekson se intensifikimi i armiqësive në ditët e fundit ndodh në një kohë kur sistemi humanitar po pengohet, dobësohet dhe rrezikohet.

“Një urdhër i ri evakuimi në disa pjesë të Deir al-Balah, ku jetojnë dhjetëra mijëra njerëz, po i shtyn njerëzit në kushte edhe më të dëshpëruara dhe zhvendosje të mëtejshme, ndërsa kufizon aftësinë e Kombeve të Bashkuara për të ofruar ndihmë shpëtimtare”, shtoi ai.

Stafi i OKB-së, specifikoi më tej ai, mbetet në Deir al-Balah, dhe dy shtëpi pritjeje të OKB-së u shënjestruan, “pavarësisht se palët janë informuar për vendndodhjen e ambienteve të OKB-së, të cilat janë të paprekshme. Këto vende, si të gjitha vendet civile, duhet të mbrohen, pavarësisht urdhrave të evakuimit.”

Ndërkohë sipas drejtorit të Agjencisë së Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), që nga fundi i majit, më shumë se 1,000 njerëz të uritur janë vrarë ndërsa kërkonin ushqim në Gaza.

Next Post
Coca-Cola i përulet Trump-it? Kompania është gati të hedhë në treg versionin me sheqer kallami

Coca-Cola i përulet Trump-it? Kompania është gati të hedhë në treg versionin me sheqer kallami

Comments 2

  1. Igor says:
    7 months ago

    Turp per boten qe mbyll gojen dhe shperblen gjenocidin Hebraik ne Gaza ,neve po ndegjojme vetem fjale por jo denime ndaj gjenocidit hiqni anetaresimin Izraelit nga OKB dhe xhdo njeri ti nderpresin lidhjet me ta dhe tju ndalohet hyrja e tyre ne xhdo shtet te botes dhe keshtu ndalohet gjenocidi dhe jo me fjale.

    Reply
  2. Anonymous says:
    7 months ago

    Shteti kriminel,izraeli me kriminelin bibi gjakatarin,ka mbeshtetjen e shba,e pjeses tjeter vendeve te perendimit.Turp i malle,mendojne,se do respektohen nga opinioni,botrore,per genocidin qe po bejne ne popullin e pa mbrojtur ne Gaza.Ta zhdukin bibi,me ndihmen ushtarake,qe i jepe shba me trumpin,per zhdukur poppullin e pa mbrojtur.Atehere njerzimi te shohin,duke marre cmimin nobel presidendi trump,per genocidin qe beri bibi ne Gaza

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

February 16, 2026
30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

February 16, 2026
Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

February 16, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova”, Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

February 16, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

“Në Kushtetuese kanë bllokim në tru…”, Për Ballukun morën vendim politk për të mbajtur ekuilibrat…

February 16, 2026
Ndërtimi i paligjshëm, propozimet e reja të kodit penal/ Manja: Dënim deri në 10 vite burg

VIDEO! Propozimi i PS, Manja: Shtohen 7 subjekte ndaj të cilëve nuk mund të jepet masa e pezullimit nga detyra

February 16, 2026
“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

February 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shtëpinë nuk e mbajnë në këmbë muret

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In