• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

by A R
16/02/2026 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e prekur nga projekti “TID Durrës” kanë dalë me një deklaratë publike pas diskutimeve të zhvilluara me përfaqësues institucionalë, kryeministrin Edi Rama dhe Kryebashkiaken e Durrësit Emiriana Sako.

Ata bën me dije se tri alternativat që u janë ofruar, pranimi i çmimit të shpronësimit (pak më të lartë), zhvendosja në zona periferike të përcaktuara, si dhe banimi në një objekt të zgjedhur nga Bashkia.

Teksa kundërshtojnë alternativat e sipërpërmendura, banorët kërkojnë shtyrje të afateve ligjore të ekzekutimit të projektit, pezullim të shembjeve, si dhe shqyrtim ligjor të plotë të çdo rasti.

Banorët theksojnë se projekti ka mangësi dhe shkelje procedurale. Sipas tyre ka prona të papërfshira në listën e shpronësimeve ose pa ekspertizë të qartë.

“Në vijim të diskutimit të zhvilluar me përfaqësues institucionalë, Kryeministrin dhe Kryetaren e Bashkisë Durrës, ndiejmë detyrimin të bëjmë publike qëndrimin tonë si banorë të prekur nga projekti.

Gjatë takimit u deklarua qartë se projekti do të realizohet patjetër dhe se nuk do të ketë asnjë ndryshim në të.

Alternativat që na u ofruan janë:

të pranojmë një çmim shpronësimi (pak më të lartë);

 të zhvendosemi në zona periferike të përcaktuara prej tyre;

ose të mblidhemi të gjithë në një objekt të vetëm, të zgjedhur nga Bashkia.

Ne e kundërshtojmë këtë qasje.

Projekti ka mangësi dhe shkelje procedurale. Ka prona të papërfshira në listën e shpronimeve ose pa ekspertizë të saktë. Nuk mund të pranojmë një projekt me shkelje vetëm sepse është vendosur të zbatohet.

Propozimet e Kryeministrit nuk janë dakordësuar me ne.

Çmimi referencë është një çmim dysheme.

Zhvendosja, edhe nëse pranohet nga banorët, duhet të bëhet me dakordësinë e vetë tyre.

Deri tani, propozimet mbeten vetëm fjalë.

Kërkojmë:

– Shtyrje të afateve ligjore të ekzekutimit të projektit;

Pezullim të shembjeve;

Shqyrtim ligjor të plotë të çdo rasti, një e nga një.

Në të kundërt, do të detyrohemi të përshkallëzojmë protestën dhe të intensifikojmë reagimin tonë publik dhe institucional. Komunikimet tona në nivel ndërkombëtar tashmë janë realizuar dhe do të vijojnë, në mbrojtje të të drejtave tona dhe të parimeve të shtetit ligjor.

Ne kërkojmë vetëm ligjshmëri dhe respekt për të drejtën tonë të pronës.

Banorët e Prekur nga Projekti “Tid Durrës””, thuhet në deklaratën e plotë të banorëve.

Më 14 shkurt, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Durrës me banorët e prekur nga projekti.

Kryeministri e vlerësoi bisedën si konstruktive, duke theksuar se do të kryhen verifikime për disa nga banesat që mund të kenë vlera të trashëgimisë kulturore.

Rama sqaroi gjithashtu se do të rishikohet statusi i disa shtëpive që nuk disponojnë hipotekë, dhe do të rishikohen referencat e reja përsa i përket vlerës së dëmshpërblimit të tyre. Kryeministri theksoi se projekti TID do të vijojë.

Next Post
Akuzohet se vodhi shuma të mëdha parash, lihet në burg menaxheri i kompanisë private

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar, rekord historik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Stoyanov: Dronët goditën një tjetër anije kontejnerësh pranë Bullgarisë

Ministri Stoyanov: Dronët goditën një tjetër anije kontejnerësh pranë Bullgarisë

October 28, 2026
Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

Macron shpreh solidaritetin me Spanjën pas aksidentit të rëndë hekurudhor me 39 viktima

October 28, 2026
LIVE/ Rama: Protestat? Turmë agresive që do t’i imponohet realitetit normal të Tiranës! Mish-mash partiak

LIVE/ Rama: Protestat? Turmë agresive që do t’i imponohet realitetit normal të Tiranës! Mish-mash partiak

October 28, 2026
Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni

Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni

October 28, 2026
Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën

Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

October 28, 2026

Paketa fiskale 2027, më socialja e 36 viteve?

October 28, 2026
Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

October 28, 2026
Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In