• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

32 milionë euro dëm, kallzohen ish-drejtuesit e CEZ

by Java News
26/09/2015 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar ish-administratorin e CEZ Shpërndarje dhe dy ish-drejtues të kësaj kompanie, pasi dyshohet se kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 32 039 438 euro.

Sipas njoftimit të KLSH-së mësohet se është shkaktuar një dëm prej 9,727,223 euro nga blerja e energjisë elektrike gjatë periudhës janar – korrik 2014. Gjithashtu është shkaktuar një dëm prej 11,082,68 euro nga mbifaturimi i konsumatorëve me pasojë uljen artificiale të humbjeve teknike dhe 4,359,882 euro nga procedurat e blerjes së materialeve dhe pajisjeve elektrike.

Sipas njoftimit në fjalë, nga auditimi i blerjes së energjisë elektrike, për periudhën janar – korrik 2014, nga CEZ Shpërndarje SHA, rezultoi se është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 2, 96 miliard lekë, ose 21,238,860 euro, si rrjedhojë e blerjes së energjisë elektrike me çmime më të larta se ato të tregut.

Nga moszbatimi i rregullt i procedurave të blerjes së energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në sistem, për periudhën janar-korrik 2014, nga shoqëria  “CEZ Shpërndarje” Sha, është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 9,727,223.4 euro. Konkretisht blerja e energjisë elektrike është kryer me çmime shumë më të larta se çmimet e tregut (përfshirë dhe kostot të transportit të energjisë), nga 7.94 euro deri në 13.12 euro për Mwh.

Po ashtu, shkelje janë vënë re dhe lidhur me mbifaturimin e konsumatorëve me pasojë uljen artificiale të humbjeve teknike. Nëpërmjet uljes artificiale të humbjeve teknike është shkaktuar një dëmtim i interesave të  ligjshme të shoqërisë “KESH” sha dhe buxhetit të shtetit për 2014, në vlerën 11,082,687 euro.

Konkretisht për vitin 2014 u konstatua se në mënyrë artificiale janë ulur humbjet teknike, veprim i cili është kryer me fatura të dyshimta (mbifaturim, keqfaturim, faturim të abonentëve pa adresë si dhe abonentë që nuk kanë arkëtuar asnjëherë etj), si pasojë e të cilës i është krijuar një dëm ekonomik shoqërisë “KESH” sh.a dhe buxhetit të shtetit në vlerën 11,082,687 euro. Ky faturim është bërë në mënyrë abuzive dhe të pasaktë, pasi reflekton një sasi të pa konsumuar të energjisë elektrike, por edhe një faturim fiktiv me abonentë që nuk kanë arkëtuar asnjëherë (të cilët rezultojnë aktiv nё sistemin e faturimit, ndoshta nuk ekzistojnë etj).

Po ashtu, nëpërmjet blerjes së energjisë elektrike nga tre kompani të lidhura ndërmjet tyre (një kompani mëmë dhe dy bija), për mbulimin e humbjeve te energjisë në sistemin e shpërndarjes për periudhën korrik 2014-mars 2015, është shmangur konkurrenca, duke sjellë si pasojë një dëm ekonomik për llogari të shoqërisë CEZ Shpërndarje sha dhe më pas për OSHEE sha, në vlerën 428,950  euro..etj

Next Post

Liga e Kampionëve, ja ndeshjet e javës së dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In