• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

31-vjeçari i jep fund jetës, familjarët: Nuk paguante dot faturën e dritave

by A R
25/01/2017 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 31-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Kamëz. Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak ditë pasi i riu, bab i një fëmije të mitur doli nga burgu duke përfituar nga aministia.

Klajdi Muça, 31-vjeçari që u vetëvra në Kamzë
Klajdi Muça, 31-vjeçari që u vetëvra në Kamzë

Familjarët dhe të afërmit bëjnë faktore OSHE-në pasi sipas tyre ai ndërmori veprimin pasi nuk mund të paguante faturën prej 80 mijë lekësh të rinj.

Para që ai e kishte të pamundur t’i gjente, për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Ngjarja ndodhi të hënën në banesën e viktimës, në rrugën “Jehona”, në Kamzë të Tiranës. I riu u gjet i varur në një pemë në oborrin e shtëpisë nga i vëllai, i cili menjëherë lajmëroi policinë.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.5, që konstatuan vetëvrasjen e 31-vjeçarit, baba i një fëmije të mitur. Trupi i tij u dërgua në Mjekësinë Ligjore ku iu nënshtrua ekzaminimeve, ndërsa policia nisi menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet e vetëvrasjes.

Burimet thanë se familjarët kanë pretenduar se ngjarja ka ndodhur për shkak të problemeve të shumta ekonomike, pasi viktima ishte edhe i papunë dhe gjatë kohës që ishte në burg i ishin mbledhur shumë borxhe raporton Panorama.

Nga ana tjetër, ata kanë treguar edhe një debat që ai kishte bërë në zyrën e OSHEEsë që ndodhet përballë Bashkisë Kamzës, pasi kishte mësuar shumën që i duhej të paguante për dritat. Në momentin që ai ka debatuar me arkëtaren, aty ka pasur dhjetëra dëshmitarë që prisnin në radhë për të paguar dritat.

DËSHMITARËT

“Ku kam mundësi unë të paguaj kaq para? Veç të vras veten…” Këto kanë qenë fjalët e fundit të 31-vjeçarit Klajdi Muça, në zyrën e OSHEE-së në Kamzë, që janë dëgjuar nga dhjetëra dëshmitarë mesditën e së hënës, raporton “Panorama”.

Menjëherë pasi ka debatuar aty, Muça është larguar duke përplasur derën dhe ka shkuar në shtëpinë e tij, që ndodhet në një rrugicë përballë Bashkisë së Kamzës, pak metra larg zyrës së OSHEE-së. Atë që kishte thënë në nerva e sipër, 31- vjeçari e ka bërë realitet me të mbërritur në shtëpi, duke lidhur një litar në një prej pemëve në oborrin e banesës dhe më pas është vetëvarur.

“Ai mund të ketë pasur edhe 100 halle të tjera, sepse e njoh dhe ia di vështirësitë, por unë isha aty kur debatoi me arkëtaren. Ishin shumë para për t’u paguar. 80 mijë lekë për një faturë janë shumë edhe për ata që kanë rrogë, jo për atë që ishte i papunë dhe me një fëmijë të vogël për të rritur. Iu mblodhën të gjitha hallet bashkë dhe vrau veten”, u shpreh një nga dëshmitarët që po priste në radhë në zyrën e OSHEE-së për të paguar dritat.

Ndërsa një tjetër dëshmitar, që është edhe fqinj i viktimës, tha se sapo mori vesh për vetëvrasjen e kuptoi se motivi ishte ai, për të cilin debatoi në zyrat e Operatorit të Shpërndarjes.

“Sapo mora vesh që Klajdi kishte vrarë veten, e kuptova pse e kishte bërë. Ai e tha në sy të të gjithëve që do vriste veten. Madje, edhe arkëtarja i tha: ‘Nuk kam çfarë të bëj, vrit veten…’”, tregon dëshmitari.

FAMILJARËT

Të gjendur të papërgatitur përballë asaj që u ka ndodhur, familjarët e Klajdi Muçës thanë se nuk ishin gati të komentonin atë që ka ndodhur. Megjithatë pranuan se ai kishte shumë probleme ekonomike dhe sociale dhe, sipas tyre, ato janë bërë shkak për vetëvrasjen. Të njëjtat arsye u kanë thënë edhe oficerëve të policisë që kanë nisur hetimet për ngjarjen./a.m.

Next Post
Debati PD-PS për shifrat e azilkëruesve në Gjermani

Kosovë-Serbi/ Komisioni i Jashtëm analizon situatën, informon ambasadori ynë në Kosovë, Minxhozi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta para Parlamentit, 21 protestues nën hetim dhe 2 në pranga pas përplasjeve me policinë

Protesta para Parlamentit, 21 protestues nën hetim dhe 2 në pranga pas përplasjeve me policinë

July 24, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

Çupi sulmon Berishën: Është një nga armiqtë e Shqipërisë dhe eksponent i shkatërrimit të vendit

July 24, 2026
VIDEO / Në kërkim të Nertil Buzit, RENEA ‘blindon’ pikat kyçe të Roskovecit, dalin pamjet

VIDEO / Në kërkim të Nertil Buzit, RENEA ‘blindon’ pikat kyçe të Roskovecit, dalin pamjet

July 24, 2026
“Ti pa mua nuk bën”, studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit`

“Ti pa mua nuk bën”, studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit`

July 24, 2026
“Sa është paguar Dado për të rrëmbyer Veliajn?”. Ish-prokurori kërkon të jetë dëshmitar në gjyq: Më hoqi Ina Rama

“Sa është paguar Dado për të rrëmbyer Veliajn?”. Ish-prokurori kërkon të jetë dëshmitar në gjyq: Më hoqi Ina Rama

July 24, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Veliaj shpërthen në gjykatë: Më rrëmbyen nga detyra, Ols Dado nuk është prokuror!

July 24, 2026
Vrasësi i Roskovecit liron ish-gruan, Policia rrethon zonën ku fshihet?

Vrasësi i Roskovecit liron ish-gruan, Policia rrethon zonën ku fshihet?

July 24, 2026
Nga shpresa për paqe te “parfumi i Anchorage”: Rusia humb besimin te Trump

Nga shpresa për paqe te “parfumi i Anchorage”: Rusia humb besimin te Trump

July 24, 2026
Vetëm të iki ky…

TABELA E ÇMIMEVE / Krahasuar me 2013…

July 24, 2026
Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng me forcë ish-gruan, kush është autori i ngjarjes në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng me forcë ish-gruan, kush është autori i ngjarjes në Roskovec

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In