• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

30-vjetori i Gjykatës Kushtetuese / Rama: Është shpërdoruar nga aktorë publikë që duan t’u shpëtojnë përgjegjësive

by Java News
20/10/2022 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën e zhvilluar për 30-vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Kryeministri u shpreh se: “ Gjykata Kushtetuese përkujton sot 30 vjetorin e themelimit të saj. E kremte padyshim e rëndësishme, aq e rëndësishme, sa e keni parë të udhës të bëni pjesë të saj edhe autoritetet e larta të shtetit, përfshirë edhe mua si Kryeministër. E vlerësoj ftesën ndaj edhe erdha, duke ju kërkuar ndjesë që nuk do të mund të qëndroj më gjatë se fjala ime dhe ju falënderoj për ftesën, me një nuancë të vogël: duke më kërkuar fjalë përshëndetëse, më keni vënë përballë një dileme jo të thjeshtë dhe një sfide disi të veçantë.
Ndonëse sebepi është festiv, ushtrimi është tejet delikat dhe skena jo e zakontë: Kreu i pushtetit ekzekutiv, përpara një aeropagu juristësh e gjykatësish vendas, pra pushtetit gjyqësor, pa harruar edhe veshët e sytë diplomatëve të huaj, të cilët kur vjen fjala tek drejtësia duket se nuk ndjehen të huaj në territoret e saj – madje kanë edhe luksin e veçantë, që kur të duan mund ta ndajnë me publikun gëzimin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave, çka për mua e për ne, autoritetet e këtij shteti këtu, nuk është hiç e këshillueshme, lëre më pastaj e imitueshme.”

“Sot kremtohet 30- vjetori i Gjykatës Kushtetuese. Në të vërtetë, ngjarja është më domethënëse se kaq. Në sytë e mi, çka kremtojmë sot janë vetë fillimet e konstitucionalizmit, të mbjelljes së idesë së kushtetueshmërisë si garanci e lirive individuale. E do të mbetet gjithnjë shtangës paradoksi që Shqipëria është një nga vendet e rralla, në mos i vetmi, i cili pas një periudhe të gjatë ndrydhjeje totalitare, u pajis me një Gjykatë Kushtetuese përpara se t’i jepte vetes një Kushtetutë formalisht të kodifikuar, të miratuar si themel i shtetit të ri përmes procedurave, me anë instrumentesh të kolauduar dhe falë konsensusit të bashkësisë politike, konkretizuar prej votës së popullit.

Në vitet e para të tranzicionit, Gjykata Kushtetuese mori barrën e të konceptuarit të kushtetueshmërisë si vlerë universale, si ide dhe si horizont, ndonëse në një vetmi absolute, e zhveshur nga çdo traditë pararendëse, nga çdo instrument juridik shtrëngues dhe përbashkues dhe ende e pamësuar me bazat, për te mos folur për sofistikimet, e të drejtave dhe lirive themelore, garantimi i të cilave ishte dhe mbetet çelësi i legjitimitetit të saj.

Megjithatë, pavarësisht tendencave deformuese për interesa politike e pragmatiste, falë Gjykatës Kushtetuese sot kemi një traditë të re dhe dinamike të ndarjes së pushteteve; një jetë parlamentare me rregulla pakashumë të qarta dhe të përcaktuara; një pavarësi të pushtetit gjyqësor që manifestohet edhe në formën e arbitraritetit, po jo më në atë të nënshtrimit; një qëndrueshmëri të sistemit juridik dhe gjithashtu një mbrojtje të të drejtave themelore të njeriut e kështu me radhë.

Është krijuar një përshtypje sikur i gjithë aktiviteti i Gjykatës Kushtetuese konsiston në një kalim pasash mes saj dhe Kuvendit, herë duke u bërë ky i fundit paradhomë e së parës e anasjelltas. Kthim e rishqyrtim ligjesh sidomos kur ato kufizohen në pika fokale të debatit pozitë-opozitë, në pritje të një arbitrazhi që ndonëse me konture juridike, përqendrohet në arsyetime thjesht politike apo mjerisht ndonjëherë thjesht në balancime politike. Goditja në Kushtetuese e vendimit të qeverisë për uzurpimin e hapësirave jashtë lejeve të ndërtimit…

Të kuptohemi; faji nuk është këtu i Gjykatës Kushtetuese, por i shpërdorimit të saj nga aktorë publikë që duan t’u shpëtojnë përgjegjësive të tyre duke mos gjetur dot konsensus apo rrugë të ndërmjetme, po duke thirrur në ring vend e pavend Kushtetuesen, që për hir të detyrimit të pashmangshëm të dhënies së drejtësisë, shtrëngohet në debate dhe vendime nganjëherë drobitëse për ata që i lexojnë, duke mos e arritur dot atë ekuilibrin e artë që duhet ta frymëzojë, me tejçimin e urtësisë përmes arsyes” vijoi Kryeministri.

/s.f

Next Post
A do të jetë me pagesë kalimi në tunelin e Palasës? Flet Kreu i ARRSH-së, Evis Berberi

A do të jetë me pagesë kalimi në tunelin e Palasës? Flet Kreu i ARRSH-së, Evis Berberi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy ish-drejtorët e Kadastrës Fier mbeten në burg, një tjetër kalon në arrest shtëpie! Zbardhen vendimet e gjykatës

Dy ish-drejtorët e Kadastrës Fier mbeten në burg, një tjetër kalon në arrest shtëpie! Zbardhen vendimet e gjykatës

September 19, 2026
“Dënimet në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në varrezë ambiciesh”, Majko reagon për liderët e UÇK: Ku gabuam?

“Dënimet në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në varrezë ambiciesh”, Majko reagon për liderët e UÇK: Ku gabuam?

September 19, 2026
Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

September 19, 2026
Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

September 19, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Shenjat më “të urryera” të horoskopit sipas botës

September 19, 2026
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

September 19, 2026
Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

September 19, 2026
Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

September 19, 2026
Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

September 19, 2026
Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com