• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

“Së shpejti do të vijë lajmi i ri”, Rama për rezolutën e integrimit: Opozita e ka kuptuar se bllokimi nuk ekziston

by E S
17/05/2026 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në “Shënimet e Javës” votën pro të opozitës shqiptare në Kuvend lidhur me rezolutën për integrimin.

Rama thekson se opozita e ka kuptuar që procesi i integrimit është i pandalshëm dhe bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston.

Po ashtu kreu i qeverisë paralajmëroi një lajm të ri, atë të kapërcimit në fazën tjetër të procesit dhe do të hapet edhe rruga për fillimin e mbylljes së kapitujve të negociatave.

“Shënimi i fundit është për diçka të mirëseardhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku befasisht, por e përsëris pozitivisht, forcat opozitare të Kuvendit të Shqipërisë u bashkuan me shumicën qeverisëse për një rezolutë të lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Europian. Më vjen mirë realisht që ndodhi diçka e tillë. Do të ishte mirë të ndodhte vazhdimisht kur flasim për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por edhe një herë e vetme, prapë se prapë, është një herë me vlerën e vet dhe më vjen mirë po ashtu që, me sa unë kuptoj, e kanë kuptuar që procesi është i pandalshëm, që bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston, që së shpejti do të vijë edhe lajmi i ri dhe i mirë, si të gjitha lajmet për hapjen e kapitujve, të kapërcimit në fazën tjetër të procesit dhe do të hapet edhe rruga për fillimin e mbylljes së kapitujve të negociatave. Kështu që bashkimi, sado i befasishëm dhe sado i ngutur në “varkën e Shqipërisë europiane”, ku ne jemi aty prej kohësh dhe ku vendin e kanë gjithmonë aty, është plotësisht i mirëseardhur”, tha Rama.

Next Post
Berisha dhe parimorët e karrigeve

Berisha dhe parimorët e karrigeve

Comments 1

  1. Bruno says:
    5 months ago

    E quajtura opozite,eshte bere pale me ju,si gjithmone,per lejet e ndertimeve,ne vecanti kullat,pjese teritorjale,edhe ne dogana,te lakmueshme jane doganat e porteve,aty jane fitimet kolosale me abuzimet e shumta.Ne kto dogana,se njeh qeni te zotin,ktu behen,biznese marramendese,fitohen miliona.Si gjithmone monstra,grabitqari me i malle,kur ka gjithe kto perparsi,nga ortaku i tije,pse mose te japin votat,me mumjet e tije per nji rrezolute,qe ka pake vlere rreale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com