• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

30-vjetori i eksodit të anijes “Vlora”, kujtohet Meta: Ka ardhur koha të përmbushim ëndrrën e atyre mijërave shqiptarëve

by Java News
09/08/2021 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndeti sot, me anë të një video-mesazhi, veprimtarinë e organizuar nga Fondacioni “Napoli Novantanove” në “Parco Old Calabria”, në Kozenca të Kalabrisë,me rastin e 30-vjetorit të zbarkimit të emigrantëve shqiptarë në brigjet e Italisë, më 8 gusht 1991.

Në fjalën e Tij, drejtuar autoriteteve vendore dhe qendrore të shtetit italian të pranishëm në ceremoni, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh:

“Jam vërtet i privilegjuar t’ju përshëndes në këtë veprimtari kaq të rëndësishme për historinë e emigracionit shqiptar, në kujtim të mbërritjes në Bari, të anijes ‘Vlora’, më 8 gusht të vitit 1991.

Do të dëshiroja me gjithë zemër të isha fizikisht me ju, por ju premtoj se do të vij së shpejti në Kalabri, si për të vizituar Muzeun tuaj ‘La Nave della Sila’, që i dedikohet emigracionit italian, po ashtu edhe për të takuar Arbëreshët tanë të dashur.

Mbërritja e 20 mijë shqiptarëve, 30 vite më parë në Bari, nëItali ishtë një ngjarje, e cila e ndryshoi historinë italiane të emigracionit, por gjithashtu simbolizoi përfundimin e një epoke dhe nisjes e një kapitulli të ri për të dy vendet dhe popujt tanë.

Anija ‘Vlora, me shqiptarët e vuajtur dhe të lodhur në bord, u shndërrua në simbolin e udhëtimit drejt lirisë, në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme sa më të mirë.

Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë dëshmoi para të gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur prej dekadash nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi.

Mbërritja e anijes ‘Vlora’, me ngarkesën e saj njerëzore, në kërkim të një të ardhmeje me të drejta e mundësi, është një skenë që, kushdo që e ka përjetuar, kush ka lindur në Bari apo e ka ndjekur në median e asaj kohe, nuk e harron kurrë.

Anija ‘Vlora’, e nisur nga Durrësi me 20 mijë klandestinë në bord, ishte zbarkimi i dytë më i madh në Pulja, pas atij të fillimmarsit të po të njëjtit vit.

Ajo ditë, la të gdhendur në memorien kolektive të dy popujve tanë, por edhe më gjerë, imazhet e një anije që simbolizonte vuajtjen e një populli, por edhe të shpresës për një të ardhme më të mirë, në një vend si Italia.

Edhe pse askush prej tyre, që ishin në bordin e anijes ‘Vlora’, nuk e kishte shkelur më parë Italinë, fliste gjuhën, njihte muzikën, kulturën dhe historinë italiane.

Gjatë dekadave të errëta të regjimit komunist, Italia ishte dritarja e shpresës për të gjithë shqiptarët, të cilët arrinin ta preknin lirinë,  duke parë fshehurazi televizionet italiane, duke dëgjuar muzikën italiane, edhe pse ishte e ndaluar e ndëshkoheshin rëndë.

Kjo dashuri e hershme e shqiptarëve për Italinë është parë edhe së fundmi, me mbështetjen e madhe që ka në Shqipëri për Ekipin e futbollit të Kombëtares italiane.

Dëshiroj të shpreh mirënjohje të thellë për Komunën e Barit dhe gjithë popullin e Rajonit të Puljas, për solidaritetin e rrallë dhe përkrahjen e madhe që dhanë e treguan në ato momente të vështira dhe dramatike.

‘Janë njerëz, janë njerëz të dëshpëruar e nuk mund të kthehen pas. Ne jemi e vetmja shpresë për ta!’ – ishte thirrja që 30 vite më parë, kryebashkiaku i atëhershëm i Barit, Enrico Dalfino iu drejtoi qytetarëve të tij.

Barezët hapën dyert dhe treguan humanizëm e mikpritje ndaj shqiptarëve.

Ashtu siç kishin bërë qytetarët italianë dhe autoritetet e shtetit italian gjatë eksodit të marsit të vitit 1991, e ashtu siç do bënin edhe në të ardhmen, duke dëshmuar kështu një lidhje të ngushtë dhe vëllazërore midis dy popujve tanë.

Një lidhje e ngushtë, që dëshmohet prej më shumë se pesë shekujsh, me emigrimin e arbëreshëve tanë në Itali, pas vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Falë mbështetjes dhe lidhjes vëllazërore me popullin italian, Arbëreshët ruajnë edhe sot traditën, gjuhën, fenë, kostumet dhe zakonet e tyre.

Kjo është trashëgimi e rrallë kulturore e Italisë dhe Shqipërisë, dhe një simbol i bashkëjetesës, mikpritjes dhe integrimit të dy popujve tanë, që vazhdon e forcohet edhe në ditët e sotme, përmes kontributit të komuniteteve shqiptare në të gjithë sektorët e jetës dhe zhvillimit të Italisë.

Anija ‘Vlora’ është një kujtim i paharruar i së shkuarës, që mbylli një kapitull izolimi për Shqipërinë dhe krijoi realitete të reja të rëndësishme shoqërore dhe ekonomike, për të dyja vendet tona.

Por, edhe sot, pas 30 vitesh nga ajo ngjarje dhe ato pamje tronditëse, që të emocionojnë në çdo kohë, historia e emigracionit vazhdon”, deklaroi Meta.

Next Post
Zjarrëvënia duhet trajtuar si terrorizëm

Zjarrëvënia duhet trajtuar si terrorizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com