• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zjarrëvënia duhet trajtuar si terrorizëm

by Astrit Patozi
09/08/2021 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

Dakord që nga debati për Bregoviçin do të vendoset fati i kombit dhe të gjithë duhet të jemi në gatishmëri luftarake në dispozicion të tij, por mendoj se ka edhe çështje të tjera shqiptare, që nuk duhet nënvlerësuar.

Fjala vjen zjarret, që po përpijnë çfarë gjejnë përpara prej shumë ditësh, nga të katër anët e atdheut, po të doni, mund të llogarisni këtu edhe Kosovën.

Nuk po merrem me mungesën e mjeteve dhe të përgatitjes së pamjaftueshme të strukturave të posaçme të shtetit shqiptar për emergjenca të tilla, sepse kjo është temë e gjatë.

Por ajo që bën më shumë përshtypje është trajtimi i zjarrvënësve si të jenë fëmijë, që luajnë me top përpara pallatit dhe maksimumi mund të thyejnë ndonjë xham.

Dënimet e tyre nuk mund të jenë kurrësesi të ngjashme me shoferët e makinave, që nuk vendosin rripin e sigurimit. Dhe çfarë është më absurdja, ata nuk mund të dërgohen në “arrest shtëpie” nga gjykatat tona të papërgjegjshme, ndërkohë që flakët vijojnë të shkaktojnë dëme të pallogaritshme dhe gati një frustrim kombëtar.

Të paktën të presin të fiken zjarret, se e di që nuk durojnë dot pa i liruar, sepse flakën e quajnë të vërtetë vetëm po ra në shtëpitë e tyre.

Por  në fakt, zjarrvënia duhet trajtuar si një formë terrorizmi, sepse e tillë është. Nuk jam shumë familjar me parashikimet e Kodit tonë Penal për këtë lloj krimi, por jam i bindur që në këtë pikë ai duhet ashpërsuar edhe më shumë, gjithësesi.

Dhe deri atëherë vëmendja duhet përqëndruar se çfarë bëhet me gjyqet e piromanëve, njësoj siç bëjmë me vrasësit apo me kapot e krimit të organizuar, kur dalin para drejtësisë.

Ndryshe nuk është çudi që zjarrvënia të kthehet në një sport popullor, aq argëtues, sa shtatori të na gjejë pa asnjë pyll në këmbë. Dhe kjo ndoshta do ta shuante interesin për atë se çfarë do të bëjë Luli me doktorin, kur të nisë sesioni parlamentar, si një ndër kërshëritë më të mëdha publike në trojet shqiptare.

Natyrisht, pas asaj të Bregoviçit, që do të këndojë në Korçë në mes dy zjarreve, atyre natyralë, dhe të tjerëve patriotikë. Këta të dytët, në çdo rast më të fuqishëm dhe më të kudopërhapur se të parët.

Next Post
Lutje publike për kryeministrin e sapozgjedhur të Shqipërisë Edi Rama

Në Shqipëri, ne kosovarët shihemi si ca primitivë që shikojmë me lupë çdo serb

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

10 mijë, rrëzojnë 1 milionë?

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Rama hedh poshtë “fake news” për Vishkullin: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti! E përcollëm unë, Begaj dhe Peleshi

October 25, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Dhuna në protesta, Koçiu: Është kthyer në rrezik serioz për jetën e qytetarëve

October 25, 2026
Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

October 25, 2026
Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

October 25, 2026

1win Casino Indonesia 2026 – Review, Daftar, Login, Bonus Terbaru

October 25, 2026
Gjakderdhja në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit, gjashtë viktima dhe dhjetëra të plagosur

Gjakderdhja në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit, gjashtë viktima dhe dhjetëra të plagosur

October 25, 2026
Hetimet për manipulim ndeshjesh, presidenti i Federatës Greke të Basketbollit jep dorëheqjen

Hetimet për manipulim ndeshjesh, presidenti i Federatës Greke të Basketbollit jep dorëheqjen

October 25, 2026
Kokainë dhe mijëra paund të fshehura në mobilien e televizorit, dënohen dy shqiptarët në Britani

Kokainë dhe mijëra paund të fshehura në mobilien e televizorit, dënohen dy shqiptarët në Britani

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In