• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

30 qershori/ Bindja Demokratike dorëzon në KQZ ankimimin për zgjedhjet lokale

by Java News
05/07/2019 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bindja Demokratike ankimoi sot procesin elektoral të 30 qershorit në të gjitha ato zona zgjedhore, ku ajo konkurroi me kandidatë për kryetarë ose këshilltarë bashkie. Dosja ankimore u dorëzua sot në mesditë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga anëtari i bordit të përkohshëm përfaqësues, Fabian Topollaj.

Zoti Topollaj tha në një prononcim të shkurtër për shtypin se objekt i ankimimit janë vetëm ato qendra votimi dhe zona zgjedhore, ku BINDJA DEMOKRATIKE, u lejua të marrë pjesë në garë, ndërkohë që të njëjtat probleme me zgjedhjet me siguri që kanë ekzistuar në të gjithë territorin. Siç kemi njoftuar edhe më parë, BINDJES DEMOKRATIKE iu refuzuan listat e saj për këshilltarë bashkiakë në 20 zona zgjedhore, me pretendimin ekstraligjor se ato duhet të përmbanin numrin e plotë të këshilltarëve.

Sipas Topollajt, ankimi synon të provojë që zgjedhjet e 30 qershorit u administruan keq dhe qëllimisht nga përfaqësuesit e vetëm të njërës palë, në këtë rast të Partisë Socialiste.

Vendimi për të ankimuar zgjedhjet erdhi pas raportimeve të vëzhguesve tanë në terren, të cilët ishin e vetmja mundësi që ne patëm për të mbikqyrur procesin. Rreth 3 javë më parë ne kërkuam që të kishim komisionerë dhe numërues në ato zona zgjedhore ku kandidonim, por kërkesa jonë u shpërfill dhe nuk u mor kurrë parasysh nga KQZ. Kjo i shtoi dyshimet se prania e përfaqësuesve tanë në qendrat e votimit dhe në tavolinat e numërimit ishte shqetësim për njerëzit e qeverisë.

Në konstatimet e vëzhguesve të BINDJES DEMOKRATIKE theksohet se ka pasur shtim fiktiv të numrit të përgjithshëm të votuesve, si dhe ndryshim të votave në tavolinat e numërimit në favor të Partisë Socialiste dhe të aleatëve të saj.

Zoti Topollaj i ftoi publikisht anëtarët e KQZ dhe Partinë Socialiste që të bënin transparencën e zgjedhjeve të 30 qershorit, në rast se ata janë të sigurt se nuk ka pasur deformim të vullnetit të zgjedhjeve.

10 vjet më parë, tha ai, Edi Rama u bë i famshëm me pretendimin e vet “hap kutitë, ose largohu!”, të cilën e shndërroi në një kauzë disavjeçare për të justifikuar humbjen e vitit 2009. Ne nuk po i themi që të ikë, por e kemi më të butë kerkesën “Hap kutitë, ose pranoje, që ke manipuluar.”

g.kosovari

Next Post
Kënd i ri lojërash për fëmijë te “Don Bosko”, Veliaj: Do u shërbejë 5 mijë banorëve

Kënd i ri lojërash për fëmijë te “Don Bosko”, Veliaj: Do u shërbejë 5 mijë banorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In