• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tre zonjat që do ‘shkundin’ sistemin e drejtësisë, ja kush do të bëjë Vettingun

by A R
30/05/2017 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes emrave që do kalojnë në “sitë” prokurorët dhe gjyqtarët e vendit bie në sy ai i ish-kryeprokurores Ina Rama, ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj si dhe ai i Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit, Albana Shtylla.
albana-shtylla-1 (1)

Ishte Avokati i Popullit, Igli Totozani ai që publikoi listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet për të qënë anëtarë të komisioneve të vettingut, mes të cilëve binin në sy emrat e tre zonjave të “hekurta”.

Mes të përzgjedhurve bie në sy edhe emri i ish-zv/prokurorit të Përgjithshëm, Fatos Dervishi si dhe ai i anëtarit të KLD-së që kandidon për kolegjin penal, Sokol Como.

Ndërsa në listën e të skualifikuarve mes 109 emrave të bien në sy dy punonjës të Presidencës, ish- shefi i qarkullimit të Tiranës Krenar Ahmeti dhe Këshilltari Shaqir Hasani.

KUSH ËSHTË INA RAMA
Ina Rama lindi më 21 nëntor të vitit 1972, në Durrës.Në vitin 1995 ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik me notë mestare 9,4. Deri në vitin 1999 ka punuar si ndihmës gjyqtare në Gjykatën e Durrësit, për të filluar më pas shkollën e Magjistraturës, të cilën e ka përfunduar në vitin 2001, periudhë gjatë së cilës ka kryer edhe stazhin si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Në vitin 2002 emërohet gjyqtare në Gjykatën e Lushnjes, ku punon deri në fund të vitit 2004. Fillimi i vitit 2005 do ta gjejë Ramën si gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda dhe në prill të po atij viti ka filluar të kryejë edhe funksionet e anëtarit të Kolegjit Zgjedhor. Ndërkohë, në janar tė vitit 2007, Ina Rama fiton statusin e ekspertes në programin e trajnimit vazhdues për gjyqtarët, e realizuar nga Shkolla e Magjistraturës. Mbajti postin e kryeprokurores së vendit që nga 2007.Pas demonstratës së 21 janarit 2011, kryeministri i asaj kohe Sali Berisha e akuzoi Ina Ramën dhe Presidentin Bamir Topi që kishin bashkëpunuar me kreun e opozitës, së saj kohe Edi Ramën për të bërë një puç shtetëror.

KUSH ËSHTË SHPRESA BECAJ
Ka lindur në Kukës në vitin 1961. Është e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1983. Me mbarimin e fakultetit është emëruar K/Sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gramsh. Në vitin 1985 është emëruar Këshilltare Ligjore po në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gramsh. Në vitin 1987 është emëruar si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gramsh, detyrë të cilën e ka ushtruar deri në vitin 1990. Në vitin 1990 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 1994 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. Në vitin 2004 është emëruar Anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, detyrë të cilën e ka ushtruar deri në vitin 2006 ku ka dhënë dorëheqjen me daljen e ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Me Dekretin nr.4156 datë 23 Mars 2004, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, është emëruar Anëtare e Gjykatës së Lartë.
Me Dekretin nr.5709 datë 08 Maj 2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dekorohet me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë.
Me Dekretin nr.5913 datë 08 Tetor 2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, është emëruar Kryetar i Gjykatës së Lartë.
Mban, për shkak të detyrës, postin e Kryetarit të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, Anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kryetar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës dhe Kryetar i Bordit të Zyrës së Administrimti të Buxhetit Gjyqësor.

KUSH ËSHTË ALBANA SHTYLLA
Ka lindur më 24.05.1970 dhe ëshrtë e martuar. Zonja Shtylla ka kryer studimet e larta si juriste në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtesise 1988- 1992. Në 2016 ka mbaruar një master ne Studime Europiane, ndërsa një vit më vonë një tjetër në Harvard. Nga 4 tetori 2013 e në vazhdim ajo është Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë, si dhe anëtare e KQZ-së, Përfaqësuese e autorizuar e Kuvendit të Shqipërisë në Gjykatë Kushtuetuese si dhe në të gjitha procesete gjyqësore, ku Kuvendi është palë. Po ashtu është edhe Pedagoge e Jashmte/Lektore e të Drejtës Publike/Lektore e të Drejtes së Punës. Shtylla njihet edhe si Eksperte ligjore e “IKON Institute”, per hartimin e ndryshimeve ne ligjin shqiptar “Per regjistrimin e popullsise dhe banesave, 2012. Ka qënë Anetare e grupit te negociatoreve per marreveshjen e Stabilizim-Asocimit BE-Shqiperi, perfaqesuese e Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. 2003-2006. Ndërsa në vitet 2004 – 2006 ka qënë Anetare e Grupit Nderministror te Perafrimit te Legjislacionit Shqiptar me legjislacionin e BE. 2004 – 2006. Ajo ka qënë Anetare e Komisionit Qendror te Apelimit ISSH 1994-1998./BW

Next Post
Stresi me revole në Instagram, mesazh rivalëve

VIDEO/ Romantiku Stresi, shikoni çfarë bën në rrugë për partneren...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In