• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

28 apo 29? PD vijon debatin për datat, anëtarët e opozitës në KQZ kundër listave

by A R
01/05/2017 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas pretendimeve të Oerd Bylykbashit dhe Ivi Kasos dhe ankimimit të tyre për datën e regjistrimit të listave, ka ardhur edhe reagimi nga 3 anëtarët e opozitës në KQZ. Përmes një deklarate të përbashkët, Klement Zguri, Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni informojnë sot se deklaratat e KQZ në lidhje me afatin e 29 Prillit janë në kundërshtim me misionin e institucionit.

Në deklaratën e ditës së hënë, anëtarët e opozitës në KQZ thonë se ato janë qëndrime personale të Dena Bibës si edhe janë tejkalim flagrant i kompetencave të kryetarit të këtij organi.

“Fatkeqësisht në deklaratën e datës 29 Prill 2017, jashtë mbledhjes së KQZ dhe në tejkalim të çdo kompetence ligjore, në emër të KQZ, është bërë një interpretim subjektiv i nenit 67 të Kodit Zgjedhor, duke vendosur që “afati i regjistrimit të listave shumemërore të kandidatëve të partive politike, të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës 18 qershor 2017 […]  korrespondon me datën 29 prill 2017”, pavarsisht se në çdo perllogaritje kjo datë duhej të ishte 28 prill 2017, në mesnatë. Rrjedhimisht, çdo rregjistrim për lista të paraqitura nga subjektet tej këtij afati është nul, i paligjshëm dhe i pavlefshëm” – shkruan në deklaratën e 3 anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas tyre, në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor, përmes një deklaratë të dytë (dt 30.4.2017), kryetari i KQZ shpiku norma të reja ligjore duke vendosur një afat tjetër ligjor për regjistrimin e subjekteve zgjedhore/listave të kandidatëve, datën 3 maj 2017. Osmanaj, Zguri dhe Shtjefni thone se dihet që ky afat ka mbaruar prej më shumë se 20 ditësh.

“KQZ nuk mund të krijojë apo ndryshojë afatet ligjore zgjedhore që i ka caktuar Kodi Zgjedhor përmes deklaratave por duhet vetëm t’i zbatojë ato. Shprehim shqetësim të thellë që këto qëndrime të përsëritura po kompromentojnë misionin e KQZ duke i dhënë KQZ, një pozicion partizan, të anshëm, në shërbim të mazhorancës politike aktuale. Nëse vazhdohet me këto qëndrime KQZ rrezikon të dëmtojë rëndë procesin zgjedhor” – thonë 3 anëtarët e opozitës në njoftimin e sotëm. /javanews/b.d

 

Next Post
Arrestohen dy shqiptarë, tentuan të kalonin drogë drejt Kroacisë

Arrestohen dy shqiptarë, tentuan të kalonin drogë drejt Kroacisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentuan parakalimin pa i hapur rrugë njëri-tjetrit, përplasen tre makina në Lushnjë

Tentuan parakalimin pa i hapur rrugë njëri-tjetrit, përplasen tre makina në Lushnjë

September 4, 2026
Ndodh edhe kjo! Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve që Policia i shoqëroi për shkelje ligji!

Ndodh edhe kjo! Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve që Policia i shoqëroi për shkelje ligji!

September 4, 2026
Rekordi i Melonit: Qeveria e saj bëhet më jetëgjata që prej vitit 1946 në Itali

Rekordi i Melonit: Qeveria e saj bëhet më jetëgjata që prej vitit 1946 në Itali

September 4, 2026
“Nuk dal dot në Pazar, sepse…”, Reshat Arbana merr çmimin dhe emocionon me fjalët

“Nuk dal dot në Pazar, sepse…”, Reshat Arbana merr çmimin dhe emocionon me fjalët

September 4, 2026
Shkrumbohet një banesë në Fier, pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

Shkrumbohet një banesë në Fier, pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

September 4, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“PD po mbytet prej Berishës”/ Salianji: Të gjithë e dinë se me të nuk fitojmë, por s’kanë kurajë ta thonë

September 4, 2026
Premtonin zgjidhje me pronat në Kadastër, dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

Premtonin zgjidhje me pronat në Kadastër, dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

September 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 5 Shtator 2026

September 4, 2026
Helmimi në Akademinë e Policisë, QSUT: Rreth 50 studentë u paraqitën me shenja helmimi, pas ndihmës…

Mbidoza, urgjenca që mund të parandalohet, ekspertët apelojnë për ndërhyrje në kohë

September 4, 2026
Aksident i rëndë në Roskovec, 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës

Aksident i rëndë në Roskovec, 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com