• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

25 vjetori parlamentit/ Meta: Do mbahemi mend si Kuvendi i reformës në drejtësi

by Java News
18/04/2016 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kujtim të 25 vjetorit të parlamentit pluralist shqiptar u organizua një pritje në pallatin e Brigadave, teksa Kryeparlamentari Ilir Meta, në fjalimin e tij hapës, uroi që ky vit ta njohë kuvendin dhe këtë legjislacion, si parlamentin e Reformës në Drejtësi.

“Është detyra jonë historike për t’u dëshmuar shqiptarëve dhe partnerëve tanë se jemi në lartësinë që kërkon e ardhmja e Shqipërisë. Ne do ta kalojmë këtë sfidë me sukses dhe do të mbahemi mend si Kuvendi i reformës në drejtësi”, tha Meta.

Meta ka falënderuar partnerët ndërkombëtar për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë në 25 vite demokraci.

“Falë mbështetjes së pakursyer të partnerëve tanë strategjik, Shqipëria sot është një anëtare e respektuar e NATO-s dhe kandidate për në BE. Shembulli i qartë i rolit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare është organizimi pas 1 muaji i asamblesë parlamentare të NATO-s për herë të parë. Pavarësisht arritjeve të shumta kemi ende shumë rrugë për të bërë, për të përmirësuar vetveten dhe politikbërjen, ekonominë kombëtare dhe t’i ofrojmë qytetarëve më shumë siguri”, tha Meta.

Meta deklaroi se miratimi i reformës në drejtësi do të kthejë besimin e qytetarëve tek drejtësia dhe besimin e investitorëve.

“Këtë kohë që kemi përpara duhet ta shfrytëzojmë me largpamësi sepse miratimi i reformës në drejtësi do të kthejë besimin e qytetarëve tek drejtësia por edhe besimin e investitorëve në mundësitë që ofron Shqipëria. Është detyra jonë historike për ta çuar këtë proces përpara. Shpreh bindjen se do ta kalojmë këtë sfidë me sukses dhe do të mbahemi mend si kuvendi i reformës në drejtësi”, theksoi Kreu i Parlamentit, Ilir Meta.

Next Post

"Shullazi"/ Mosbesimi mes institucioneve, prokuroria la jashtë hetimit policinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

March 30, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

March 30, 2026
Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

March 30, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In