• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

by Skënder Asani
30/03/2026 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

Sporti, dhe në veçanti futbolli, duhet të lexohet si një mekanizëm kompleks i ndërtimit të identitetit dhe i promovimit të interesit shtetëror. Nga fushat e konfliktit të shekullit XX te stadiumet e shekullit XXI, rrëfimi i Kosovës ka kaluar nga tragjedia në afirmim, nga izolimi në përfaqësim. Sot, përmes këtyre sportistëve, ajo artikulon një gjuhë universal,  gjuhën e meritës, profesionalizmit dhe dinjitetit

Nga Prof.dr Skender Asani

Në horizontin e një rendi ndërkombëtar gjithnjë e më të ndërlikuar, ku shtetet e reja përballen me sfida të shumëfishta të legjitimitetit dhe dukshmërisë, ndeshja e fazës së eliminimit (play-off) ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, e paraparë të zhvillohet më 31 mars për kualifikim në kampionatin botëror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tejkalon kufijtë e një eventi sportiv. Ajo shfaqet si një tekst i heshtur, por i fuqishëm, i diplomacisë publike, ku sporti artikulohet si një formë e rafinuar e ndikimit ndërkombëtar  një manifestim konkret i konceptit të Soft power.

Në këtë plan, fusha e lojës nuk është më vetëm një hapësirë konkurrimi fizik, por një arenë simbolike ku projektohen aspiratat shtetërore dhe ndërtohet narrativa e sovranitetit. Përmes performancës, disiplinës dhe etikës së lojës, Kosova synon të afirmohet si një subjekt politik i besueshëm, duke e shndërruar reputacionin në kapital diplomatik. Kjo është një formë e komunikimit ndërkombëtar që nuk mbështetet në imponim, por në tërheqje; jo në forcë të ashpër, por në bindje përmes shembullit.

Në thelbin e kësaj narrative qëndron një gjeneratë futbollistësh që përfaqëson më shumë sesa një ekip kombëtar ata janë një trupë simbolike e një identiteti në formim. Të rritur dhe të formuar në akademitë dhe ligat e Perëndimit, këta sportistë mishërojnë një kulturë të re të profesionalizmit, meritokracisë dhe përgjegjësisë kolektive. Ata janë produkt i sistemeve funksionale, ku suksesi ndërtohet mbi rregulla të qarta dhe standarde të larta, por mbi të gjitha, ata janë dëshmi e një lidhjeje të pashkëputshme me origjinën.

Kjo lidhje shndërrohet në një akt të vetëdijshëm përfaqësimi: veshja e fanellës kombëtare nuk është thjesht një detyrim sportiv, por një deklaratë identitare. Në mungesë të një investimi të drejtpërdrejtë shtetëror në formimin e tyre, përkushtimi i tyre merr një dimension moral, duke dëshmuar se identiteti kombëtar nuk është produkt i strukturave, por i ndërgjegjes. Kësisoj, ata ndërtojnë një urë midis diasporës dhe shtetit, midis përvojës individuale dhe aspiratës kolektive.

Në këtë kontekst, sportistët e Kosovës duhet të lexohen si bartës të një etike të re shtetformuese. Ata ofrojnë një model funksional të bashkimit përtej fragmentarizimit politik dhe social. Në lojën e tyre, individualiteti nuk zhduket, por vihet në funksion të kolektivit; talenti nuk absolutizohet, por harmonizohet me disiplinën; suksesi nuk është rastësi, por rezultat i një vizioni të përbashkët. Kjo është pikërisht ajo që shpesh mungon në praktikën politike: koherenca midis qëllimit dhe veprimit.

Prandaj, dimensioni normativ i kësaj analize është i qartë dhe i pashmangshëm: elitat politike të Kosovës duhet të reflektojnë mbi këtë model. Në një kohë kur ndarjet e brendshme dhe mungesa e meritokracisë shpesh e dobësojnë funksionalitetin institucional, përvoja e kësaj gjenerate sportive ofron një leksion të drejtpërdrejtë. Bashkimi rreth një objektivi të përbashkët, ndërtimi i besimit të ndërsjellë dhe funksionimi mbi baza profesionale janë parime që në sport prodhojnë fitore  dhe që në politikë do të mund të prodhonin stabilitet dhe zhvillim.

Në një rrafsh më të gjerë analitik, kjo ndeshje hap edhe një reflektim mbi pozicionimin e Kosovës në atë që mund të quhet “tregu global i shteteve”. Në këtë hapësirë konkurruese, ku shtetet matin veten jo vetëm përmes fuqisë ekonomike, por edhe përmes reputacionit diplomatik dhe kapitalit kulturor, hyrja në “ligën e madhe” kërkon më shumë sesa ekzistencë formale. Kërkon performancë të qëndrueshme, standarde të larta dhe aftësi për të ndërtuar besueshmëri në kohë.

Analogjia me futbollin është këtu më shumë se metaforë: ashtu si një ekip që synon të kualifikohet në një kampionat botëror, edhe një shtet që synon integrimin ndërkombëtar duhet të përmbushë kritere të qarta dhe të dëshmojë konsistencë në veprim. Në këtë kuptim, gjenerata aktuale e futbollistëve të Kosovës përfaqëson pikërisht këtë potencial: një kombinim të profesionalizmit, disiplinës dhe aftësisë për të konkurruar në mënyrë të barabartë me aktorë më të konsoliduar.

Kjo trajektore nuk mund të kuptohet jashtë kontekstit historik dhe gjeopolitik që e ka formësuar Kosovën si subjekt politik. Roli i NATO’s dhe ndërhyrja vendimtare e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë Luftës së Kosovës përbëjnë themelin mbi të cilin është ndërtuar liria dhe mundësia për afirmim ndërkombëtar. Nga një realitet i mbijetesës, Kosova ka kaluar në një fazë të re atë të konkurrencës, ku sfida nuk është më ekzistenca, por performanca.

Në përmbyllje, kjo analizë synon të artikulojë një tezë të qartë: sporti, dhe në veçanti futbolli, duhet të lexohet si një mekanizëm kompleks i ndërtimit të identitetit dhe i promovimit të interesit shtetëror. Nga fushat e konfliktit të shekullit XX te stadiumet e shekullit XXI, rrëfimi i Kosovës ka kaluar nga tragjedia në afirmim, nga izolimi në përfaqësim. Sot, përmes këtyre sportistëve, ajo artikulon një gjuhë universal,  gjuhën e meritës, profesionalizmit dhe dinjitetit.

Kjo gjuhë nuk është vetëm për publikun ndërkombëtar; ajo është një thirrje e heshtur për vetë elitën politike. Sepse nëse shteti dëshiron të jetë i qëndrueshëm, dinjitoz dhe konkurrues në skenën globale, ai duhet të mësojë nga ata që, në heshtje dhe me përkushtim, tashmë po e përfaqësojnë atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Shkup, 30 mars 2026

 

Next Post
Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

Berisha del blof me postimin, i turren qytetarët: Ka noddhur në Kosovë… pleqëri të mbarë!

July 7, 2026
Dhuna mes të miturave në Fier, Prokuroria nis hetime për “Heqje të paligjshme të lirisë”, apel të mos publikohen pamjet

Dhuna mes të miturave në Fier, Prokuroria nis hetime për “Heqje të paligjshme të lirisë”, apel të mos publikohen pamjet

July 7, 2026
Bombë pranë hotelit ku qëndroi Macron në Damask, 18 të plagosur

Bombë pranë hotelit ku qëndroi Macron në Damask, 18 të plagosur

July 7, 2026
“The Albanian Files”, Berisha: Dosje e zezë për grabitjen e pronave në jug

“The Albanian Files”, Berisha: Dosje e zezë për grabitjen e pronave në jug

July 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Korrik 2026

July 7, 2026
Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht

July 7, 2026
Xhafaj kritika të forta Bogdanit: E keni kthyer KLP në strehë për fëmijët e prokurorëve dhe…

Xhafaj kritika të forta Bogdanit: E keni kthyer KLP në strehë për fëmijët e prokurorëve dhe…

July 7, 2026
VIDEO / 3 mijë ndërhyrje koronare në QSUT: 2,500 urgjenca dhe 100 pacientë të huaj

VIDEO / 3 mijë ndërhyrje koronare në QSUT: 2,500 urgjenca dhe 100 pacientë të huaj

July 7, 2026
Aksidenti i autobusit të linjës Berat-Tiranë, në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj

Aksidenti i autobusit të linjës Berat-Tiranë, në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj

July 7, 2026
Spitali i ekselencës europiane në Tiranë, Rama: Do trajtojë edhe sëmundjet e komplikuara

Spitali i ekselencës europiane në Tiranë, Rama: Do trajtojë edhe sëmundjet e komplikuara

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In