• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

25 vjet nga fundi i luftës në Bosnje: Përgjegjësia e Europës

by A R
14/12/2020 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 14 Dhjetor 1995 u nënshkrua në Paris “Marrëveshja e Dejtonit”, që i dha fund luftës së përgjakshme në Bosnje e Hercegovinë. Këtë ditë një oficer amerikan hyri në redaksinë e televizionit të trupave të OKB-së, UNTV në Zagrebin kroat, ku unë punoja. Kam një pyetje për vendin e ri të stacionimit, foli ai me një theks të fortë amerikan. Që nga viti 1992 trupat helmetkaltra të OKB-së ishin përpjekur pa sukses të ndalnin luftën në vendin fqinj Bosnje e Hercegovinë. Tani paqen në Bosnje do ta siguronte një kontigjent i NATO-s, ku edhe amerikani ishte pjesë. “Kam dëgjuar, se aty ka myslimanë krenarë, kroatë dhe serbë. Por kush janë atëherë boshnjakët?”

Kolegët e mi dhe unë kishim raportuar tre vjet me radhë për luftën në Bosnje. Republika, pjesë e Jugosllavisë deri në vitin 1992 zinte vende kudo në lajme në Europë. Ne qeshëm me pyetjen naive të amerikanit. Më vonë mua m’u bë e qartë, se oficeri amerikan, kishte kuptuar pikërisht dilemën, në të cilën ndodhet Bosnja deri më sot. Shumë nga 3,5 milionë qytetare e qytetarë të Bosnjes jo vetëm që nuk janë krenarë për shtetin e tyre. Ata nuk duan të jenë boshnjakë. E kjo ka arsyet e saj.

Trashëgimia e luftës

Fjala Bosnje na kujton edhe sot kohën nga Prilli 1992-Dhjetor 1995, kur në shtetin e vogël boshnjak forcat e armatosura të tre grupeve më të mëdha fetare etnike – myslimanët boshnjakë, kroatët katolikë dhe serbët ortodoksë me mbeshtetjen e vendeve fqinjë, Kroaci e Serbi luftuan kundër njëri-tjetrit. 100.000 vetë humbën jetën në këtë luftë, miliona u dëbuan. Me Marrëveshjen e Dejtonit dhe kushtetutën përkatëse, Bosnja vërtet u ruajt si shtet, por ky është një konstrukt i vështirë i përcaktuar nga “etnitetet”, që sundohen nga partitë nacionaliste, që para 25 vitesh luftuan kundër njëri-tjetrit.

Gjendje e mjerueshme

Për shkak se kushtetuta e Dejtonit kërkon që për shumë vendime të ketë unanimitet, politika në Bosnje mund të funksionojë në të mirë të qytetareve e qytetarëve të Bosnjes, nëse politikanët tregojnë një gatishmëri të madhe për kompromis. Por pikërisht kjo nuk është bërë realitet, sepse nacionalistët sundues kanë zënë vend të mirë në sistemin që kanë ngritur. Në një kohë që gjendjen në Bosnje mund ta vlerësosh vetëm si të mjerueshme: Vendi nuk ka më industri, papunësia zyrtarisht është 25%, rreth dy të tretat e të rinjve nën 25 vjeç nuk kanë punë. Standardi jetësor ka ngecur në një tretën e mesatares europiane. Përditshmëria karakterizohet nga varfëria, korrupsioni, ndotja e mjedisit.

Për shkak se gjendja nuk ka ndryshuar, pavarësisht zgjedhjeve, mijëra boshnjakë, sidomos të rinjtë e të kualifikuarit, largohen nga vendi. Kjo nuk është e mirë për vendin, por u shkon për shtat nacionalistëve. Ata me të drejtë kanë frikë, që zemërimi i rinisë që i është vjedhur e ardhmja mund të plasë dikur. Nga ana tjetër emigrimi stabilizon pushtetin e nacionalistëve. Ata kontrollojnë edhe më tej vendet e pakta të punës në vend, që shpërndahen tek besnikët. Po ashtu emigracioni po përshpejton plakjen e popullsisë.

Demokracia ka nevojë për mirëqenien

Historia e të gjitha demokracive në botë tregon: Shoqëritë e lira funksionojnë vetëm, aty ku sundon mirëqenia. Për shkak të kësaj gjendjeje është prej vitesh e qartë, se çfarë duhet në Bosnje: një politikë që ngre lart investimet, industrializimin dhe rrit standardin jetësor. E dihet pse nacionalistët nuk e bëjnë këtë: Ky do të ishte fundi i pushtetit të tyre. Partitë jo-nacionaliste nuk janë në gjendje të krijojnë mirëqenie, sepse ato nuk kanë kohë të mjaftueshme nuk janë në pushtet. Në Bosnje nuk mund të fillojë kështu ndryshimi. Ai duhet të vijë nga jashtë, si me paqen e Dejtonit të vitit 1995.

Shansi i Bidenit

Në negociatat e paqes në vitin 1995 luanin rol kryesor SHBA. Pasi shtetet europiane u përpoqën me vite pa sukses t’i jepnin fund luftës në Bosnje, ishte presidenti amerikan, Bill Clinton, ai që i uli në një tryezë palët në konflikt në bazën amerikane Wright-Patterson në Dejton me një përzierje kërcënimesh e ofertash për ndihmë. Që atëherë roli i Europës në Bosnje është bërë më i rëndësishëm. Sot aty ndodhet një trupë e NATO-s dhe një trupë e paqes e BE. Me Joe Biden, BE ka tanimë një partner të besueshëm në politikën e Ballkanit, një moment i mirë për Europën, që të zbatojë në mënyrë aktive përgjegjësinë e saj në Bosnje.

Kundërshtarët e Bosnjes dhe Europës

Por BE e ka të vështirë të marrë vendimet që duhen për këtë. Grindja për buxhetin së fundmi tregoi, se edhe në BE ka aktorë të pakompromis. Kjo nuk prek vetëm politikën europiane për Ballkanin. Ajo është një provë për atë, se urgjentisht duhet hequr detyrimi për ujdi vendimesh dhe të kalohet në vendimet e shumicës. BE ka nevojë për më shumë demokraci, si Bosnja.

Europa shumëkombëshe dhe Bosnja multifetare nuk kanë vetëm të njëjtat vështirësi, ato kanë edhe të njëjtit kundërshtarë: shtete autokratike si Rusia apo Turqia, Kina totalitariste, Arabia Saudite fundamentaliste, si edhe populistët ultra të djathtë dhe fundamentalistët fetarë. Ata e refuzojnë një BE demokratike të bashkuar, si një Bosnje demokratike me unitet.

Pa gjasa po jo e pamundur

Pas kaq shumë vitesh nën mbikqyrjen europiane, më në fund duhet që Bosnja të shpallet një protektorat i BE për një kohë të kufizuar dhe me një qëllim të përcaktuar qartë: të aftësohet ky vend për anëtarësimin me BE. Dhe qytetarëve të Bosnjes t’u jepen më në fund arsye pse të jenë krenarë për Bosnjen. Po, një zhvillim i tillë parë nga gjendja në vend dhe problemet aktuale të BE, duket pa gjasa. Por i pamundur ai nuk është. E për Bosnjen dhe Europën ai do të ishte më mirë se vazhdimi i agonisë. Në vitin 1932 shkrimtari gjerman Kurt Tucholsky shkroi: “Një burrë hebre tha dikur: Unë jam krenar që jam hebre. Nëse nuk jam krenar, unë prapë mbetem hebre, pra më mirë të jem edhe krenar!” Ky qëndrim do të shkonte për boshnjakët. Edhe për europianët e tjerë.

*Rüdiger Rossig është redaktor i Deutsche Welles. Në dhjetor 1995 ai ka qenë reporter për UNTV, televizionin e trupave të paqes të OKB-së në Jugosllavinë e atëhershme. Filmi i tij dokumetar, (Regjia: Zoran Solomon), “Bosnja dhe Kosova – Protektoratet e harruara të Europës” u shfaq në vitin 2017 në ZDF/arte./DW

Next Post
Rrugaçë në dy kohë

Rrugaçë në dy kohë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

October 30, 2026
VIDEO-Pogradec, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë, shfrytëzonte lokalin për të shitur drogë! Sekuestrohen kanabis dhe para..

Operacioni “Gjurmët”/ Zbulohen mbi 56 kg kanabis në pyjet e Komanit, arrestohen 4 persona

October 30, 2026
Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, ministri i Transportit i Spanjës refuzon të japë dorëheqjen

Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, ministri i Transportit i Spanjës refuzon të japë dorëheqjen

October 30, 2026
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Papa Leo XIV aplikoi për votim me postë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

October 30, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta dhe benzina me tjetër çmim, sa do të paguajnë shoferët nga sot?

October 30, 2026
Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat

Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat

October 30, 2026
Rikthehen goditjet ndaj infrastrukturës kritike, rafineria e naftës ruse pëson dëme të madh nga dronët ukrainas

Rikthehen goditjet ndaj infrastrukturës kritike, rafineria e naftës ruse pëson dëme të madh nga dronët ukrainas

October 30, 2026
Një kompjuter i hakuar, 20 minuta dhe miliarda dollarë të zhdukura (Si u sulmua Binance)

Një kompjuter i hakuar, 20 minuta dhe miliarda dollarë të zhdukura (Si u sulmua Binance)

October 30, 2026
Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

October 30, 2026
Xi Jinping thirrje BE-së të bashkëpunojë me Kinën: Pekini i trajton lidhjet me sinqeritet dhe vullnet të mirë

Xi Jinping thirrje BE-së të bashkëpunojë me Kinën: Pekini i trajton lidhjet me sinqeritet dhe vullnet të mirë

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In