• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“23 maji, farsë e madhe në Partinë Demokratike”, Beqiri: Berishës nuk ia heq “non grata” populli shqiptar

by A R
17/05/2026 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Idajet Beqiri ka komentuar procesin e 23 majit në Partinë Demokratike, duke e cilësuar atë një farsë dhe në shkelje të hapur të statutit të partisë. Sipas tij, Sali Berisha nuk lejoi garë reale për postin e kryetarit të PD-së dhe përjashtoi kandidatët e tjerë nga procesi.

Avokati theksoi se në “Ora e Fundit” në ABC News në rast se procesi ankimohet, gjykata duhet të shqyrtojë arsyet pse u përjashtuan nga gara figura si Ervin Salianji, Alesia Balliu, Evi Kokalari dhe Mereme Sela.

Më tej, Beqiri ngriti gjithashtu akuza të forta ndaj ish-kryeministrit dhe familjes së tij, duke pretenduar se shqiptarëve u janë vjedhur mbi 100 milionë dollarë përmes privatizimeve dhe trafikimit të armëve.

“Kur ke një parti vetëm për familjen nuk pyet për rregullat. Ai është i ndërgjegjshëm që nuk ka zgjedhje. Ai nuk respekton nenin, që e vendosi vetë. Kjo farsë e dukshme derisa ka shkelur rendë statutin dhe nuk pranon të tjerët të futen në garë, por i përjashton, kjo edhe në pikëpamjen ligjore, kushdo që do ti kontestojë, gjykata do t’i konsiderojë të pavlefshme. Ai e ka dëshmuar se nuk bën zgjedhje kurrë. Ai bën gjakderdhje, vrau njerëzit për t’ju vjedhur zgjedhjet.

Po ti shkojë padia, gjykata do të shqyrtojë vlefshmërinë apo pavlefshmërinë. Kur e shqyrton, Gjykata duhet të shohë statutin dhe pse u përjashtuan nga gara Salianji, Balliu, Kokalari dhe Sela. Për çfarë arsye? Ku është gara, me kë konkurron? Ai do jetë non grata edhe në partinë e vet. Non grata në SHBA, Britani e Madhe,nga shqiptarët, por edhe nga partia e vet”, tha ai.

Ai theksoi se populli shqiptar nuk ia heq kurrë njollën e “non grata” Sali Berishës, pasi ai ka vrarë dhe ka urdhëruar veriun, që të luftojë ndaj jugut të Shqipërisë, duke rrezikuar përplasje civile në vend.

Për të mos iu vendosur non grata nga SHBA, sepse ai e mori vesh vonë këtë, që mos ta merrte këtë vulë të rëndë turpi, si dhe për ta hequr këtë, taksapagueseve shqiptarët iu janë vjedhur jo më pak se 100 milionë dollarë. Ua ka vjedhur me privatizim, me trafikimin e armëve që ka bërë Shkëlzeni i tij. Sali Berishës nuk ia heq “non gratën” populli shqiptar”, tha ai.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In